Këshilla nga ekspertët e Tech radar
- Pastro sistemin
Është vërtet ide shumë e mirë që të pastroni kompjuterin tuaj brenda dhe jashtë. Përdorni solucionet e duhura për t’i dhënë shkëlqimin e duhur jashtë kompjuterit tuaj dhe më pas, për brendësinë e tij duhet të kujdeseni në mënyrën e tillë si të çinstaloni programet e panevojshme, ose software që nuk përdorni ndonjëherë, për t’i dhënë diferencën e duhur në performimin e kompjuterit tuaj.
S’keni pse të harxhoni para për mjete të veçanta software që të kryeni “pastrimin” e brendshëm kur ju keni vetë mjetin “DiscCleanup” të Microsoft. N.q.s doni, ju mund t’i shtoni Cleaner në regjistrimin e kompjuterit tuaj që të heqë vetë materiale të papërdorura dhe të padëshiruara në kompjuter.
- Instalo Windows 10
N.q.s keni ende të instaluar Windows 7 ose një program pak më të vonë, Windows 10 do t’ju bëjë të kuptoni se kompjuteri juaj do të rrezatojë shkëlqimin e duhur për të qenë më produktiv këtë vit. Por, përditësimi falas është i vlefshëm për një periudhë të limituar kohe, ndaj ju do t’ju duhet ta blini atë. Ajo do t’ju sjellë edhe mjete të reja për t’u përdorur nga ju.
3. Sistemo
Mos lejoni që fotot apo të tjera të harrohen në një folder të vjetër në kompjuterin tuaj por vendosini ato në një program si OneDrive në mënyrë të tillë që t’i përdorni ato menjëherë në momentin që i doni, sidomos n.q.s doni t’i ndani në hapësira sociale si Flicr, apo rrjete sociale të tjera.
Nga ana tjetër, në kompjuterin tuaj duhet të keni patjetër programe që të mund të editoni fotot si t’i doni – është shndërruar në një nevojë në kohët e Facebook dhe Instagram tashmë. Windows ka vetë të instaluar një photoeditor të këtij tipi.
4. Bëhu serioz rreth sigurisë
Microsoft ka punuar fort që të mbajë software e vet të sigurt, por duket se viruset janë shpesh të pashmangshëm për t’u marrë. Si të veprojmë në këtë rast? Duhen marrë antiviruset e mirë por jo të jenë detyrimisht të shtrenjtë. Kompjuteri i secilit nga ne duhet patjetër që të ketë një antivirus. Shpeshherë ne biem pre edhe e shumë e-mail që nuk arrijnë të shkojnë të spam apo edhe e disa klikimeve të dyshimta në internet, ndaj duhen parandaluar për të pasur një “shëndet” të mirë të kompjuterit.
6. Prit të papriturën
Na vjen keq që po përcjellin lajme të këqija, mirëpo, fatkeqësisht, kompjuterët mund të thyhen, laptop-et mund të vidhen dhe adoleshentët nuk tregojnë gjithnjë kujdesin e duhur për PC e tyre.
Kjo do të thotë se është thelbësore që të kemi një plan B që të sigurojmë përmbajtjen tonë si fotot, video apo koleksioni i pafund i folderave të ruajtur ndër vite që të mos humbasin apo të bëhen pre e njohjes nga të huajt. Për këtë, duhet gjithmonë të krijoni një arkivë rezervë, nga një hardisk i jashtëm apo online në OneDrive që të parandaloni atë që ndodh shpesh…