Të rrotullohesh, te pozicionohesh, të vëzhgosh dhe përfundimisht të biesh përsëri në këmbë. Macet e bëjnë gjatë gjithë kohës dicka të tillë. Si në rast të lartësive të vogla apo mëdha apo kur ato bien macet gjithmonë e prekin tokën në mënyrën më të mirë. Tani Karen Liu, i shkollës School of Interactive Computing të Gjeorgia Tech dëshiron të gjejë mënyrën për ti mësuar ‘trukun’ e maceve edhe robotëve. Projekti i studiuesit, në fakt, po përpiqet të kuptoj se si të aplikojë teknikat e rënies së maceve, dhe gjithashtu ato jerëzore, robotëve në fazën e uljes.
Qëllimi, për ti vjedhur maceve, por edhe zhytësve dhe astronautëve, sistemin e udhëzimit në ajër, për ta aplikuar në rëniet e robotëve veçanërisht tek ata që një ditë mund të përdoren për misione kërkim-shpëtimi në kushte të rrezikshme. ‘Nuk është rënia ajo që ju vret. Është ndalesa e papritur në fund, ‘tha Liu, i cili paraqiti studimin e tij në Konferencën Ndërkombëtare mbi Robotët dhe Sistemet Inteligjente.
‘Dhe një nga faktorët më të rëndësishëm në përcaktimin e dëmit të rënies është këndi i uljes’. Në kërkimin e tij ekipi i SHBA-së ka filmuar mace në aksion dhe një robot të vogël. Me besimin se në qoftë se do të fotografohen’ të gjitha teknikat kryesore të përdorura nga macet dhe njeriu,’ një ditë ne mund ti mësojmë robotëve se si të bien dhe të ulen në tokë në mënyrë të sigurtë, madje edhe në rastet e kërcimeve të rëndësishme’.