Ndoshta dikur do gjendeni përballë një ekipi të ri dhe do jetë hera e parë që udhëhiqni atë, apo ndoshta keni punuar më parë me të dhe do vazhdoni ta udhëhiqni. Sido që të jetë, këto këshilla do ju ndihmojnë të drejtoni në mënyrë edhe më efikase se më parë.
Ndihmoni ekipin të identifikojë qëllimin e tij. Njerëzit punojnë në mënyrë më efikase, kur ata kuptojnë objektivat për të cilat po përpiqen të arrijnë.
Përcaktoni objektivin dhe kufijtë. Ekipet duhet të dinë se çfarë do i duhet të trajtojnë dhe se çfarë është ‘shumë e madhe’ për ta, ose nuk është përgjegjësia e tyre.
Shfaqni besim. Nëse nuk besoni në konceptin e ekipit, ju nuk do të mund të udhëhiqni në mënyrë efikase.
Përcaktoni rolin tuaj. Roli juaj është të drejtoni jo të bëni punën ose të ndërmerrni të gjitha vendimet. Lejoni që ekipi të dijë me saktësi se cili është dhe nuk është roli juaj.
Mundohuni të jeni mbështetës. Mbështeteni ekipin me veprimet tuaja. Mos delegoni thjesht punën në ekip dhe të ‘zhdukeni’. Ekipet do të përballen me pengesa. Është detyra juaj ti eleminoni ato, të gjeni burime shtesë, dhe në përgjithësi të siguroni mbështetje.
Siguroni lehtësim. Ndihmoni ekipin të ketë sukses. Jepni udhëzime kur është e nevojshme. Por kujdes mos e teproni duke ‘futur hundët’ .
Heshtni (të paktën në fillim). Ekipet shpesh i drejtohen udhëheqësve për të marrë vendimet përfundimtare ose supozojnë se udhëheqësi ka të drejtën e vetos për çdo vendim në fund. Nëse me të vërtetë e mbështesni idenë e ekipit – që ju dëshironi dhe keni nevojë për kontributin e të gjithëve – duhet të rrini ‘urtë’.