Si udhëheqës, ju keni nevojë të komunikoni me punonjësit tuaj për të ofruar drejtim strategjik, përforconi kulturën korporative dhe të mbledhni trupat të arrijnë qëllimet dhe objektivat e kompanisë. Për të qenë efektiv, ju duhet të ofroni këto mesazhe në një mënyrë që të krijoni energji dhe entuziazëm.
Këtu janë katër këshilla se si ti drejtoheni të punësuarvenë një mënyrë që ti mbushni me frymëzim dhe të fitoni vëmendjen e tyre në vend që ti ktheni në ‘apatikë’:
- Përdorni humor. Pa marrë parasysh sa sa i madh apo i vogël mund të jetë operacioni juaj, shpesh ka tension dhe distanca emocionale midis shefit dhe punonjësve. Për ta shtensinuar një situatë të tillë përdorni rregullisht humorin, një taktikë që ju bën më të afrueshëm. Lloji më i mirë është humori vetë-zhvlerësues. Ngacmoni vetveten duke vënë në dukje ndonjë mangësi tuajën dhe qeshni me të.
- Bëni pyetje të hapura. Dhe më pas rrini qetë. Një nga pyetjet e preferuara mund të jetë: ‘Më trego në lidhje me [shëno një temë këtu].’ Kur ju i kërkoni një punonjësi të ri të shprehet në lidhje me idetë e tij ose një teknologu në lidhje me një pajisje të re, ju jeni duke i kërkuar atyre që të thonë dicka më shumë se një përgjigje të thatë. Ju keni mundësinë të siguroni njohuritë e thella të atij personi si dhe pasionin e tij. Bëni një pyetje që hap bisedë të gjerë dhe më pas dëgjoni.
- Përfshini dhe të tjerët në bisedë. Një bisedë shef-punonjës mund ti duket e rastësishme shefit, por mund i punësuari mund ta perceptojë si një pyetësor. Për ta shtensionuar një gjendje të tillë, mund të përpiqeni të përfshini edhe persona të tjerë në bisedë.
- Mos u merrni me ‘cikërrima’. Nëse jeni tipi i personit aktiv i cili ndihmoi në ndërtimin e biznesit nga hici, ju ndoshta keni njohuri apo këshilla mbi çdo gjë duke filluar nga buxheti kapital e deri tek nghyra e parketit. Por ju nuk ken ipse t’ia komunikoni cdo mendim stafit. Në qoftë se kjo nuk është një kritikë e rëndësishme, përpiquni ta shmangnis.