Ndërtimi dhe ruajtja e besimit në vendin e punës është jetike për një mjedis të shëndetshëm ku kolegët ndihen të vlerësuar dhe të respektuar. Përpjekjet për të krijuar besim në mesin e të punësuarve është një sfidë e madhe për shumë organizata dhe mungesa e besimit shpesh prodhon kolegë të pakënaqur dhe lëvizje të shpeshta nga puna.
lkspertët ndajnë këto këshilla të përbashkëta praktike për krijimin dhe ruajtjen e besimit në punë.
- Përpiquni të jeni gjtihmonë transparent. Mundësoni kolegëve tuaj të dinë se çfarë po mendoni (në lidhje me punën) duke shprehur motivet tuaja në mënyrë që njerëzit të mos hamendësojnë se kush do të jetë veprimi juaj i ardhshëm. Duke i bërë publike motivet tuaja ju keni më shumë të ngjarë të fitoni mbështetje se në rast se i bëni njerëzit kurioz në lidhje me synimet tuaja në punë.
- Mos thoni gjëra, pas shpinës së një kolegu, të cilat ju nuk do të dëshironit t’ja thonit personalisht. Personaliteti me dy fytyra në punë prodhon mosbesimi që është shumë i vështirë të ndryshojë më pas. Nëse ju ndieni nevojën të diskutoni një cështje të vështirë, ose të vini në dukje një gabim, flisni personalisht dhe në privat me personin për ta siguruar se ju jeni I besueshëm edhe në rast se ata nuk dakordojnë me mesazhin tuaj.
- Mbani fjalën e dhënë. Nëse merrni një angazhim për të bërë diçka – beëjeni atë! Kjo vërteton se ju e mbani fjalën e dhënë dhe jeni i besueshëm në punë.
- Mundesoni gjithmonë që njerëzit te dinë se çfarë ju mbroni. Nëse ata bien dakord me ju apo jo – kolegët tuaj gjithmonë do të dine se çfarë ka te ngjare te beni në një situate te caktuar.
- Demonstroni qëndrueshmëri. Është e rëndësishme që bashkë-punëtorët tuaj të dinë se ju jeni të parashikueshmëm. Kjo pritshmëri do i ndihmojë të tjerët të besojnë atë që ju do të bëni në situata të caktuara.
- Tregoni kompetenca në fushën tuaj të ekspertizës dhe vijoni gjithmonë të përmirësoheni dhe zgjeroni njohuritë dhe aftësitë tuaja. Kjo do i mundësojë të tjerëve te besojne në kompetencat tuaja.
Besimi gjason të jetë i vështirë të fitohet por ‘rrugëtimi’ është edhe më i vështirë nëse e humbisni atë. Komunikimi dhe transparenca janë celësat kyc në ndërtimin dhe ruajtjen e besimit në mjedisin e punës nga të gjithë shkallët e hierarkisë në një organizatë.