Taksat asnjëherë nuk flenë. Ato nuk marrin asnjë ditë pushim. Janë gjithmonë në krye të detyrës. Dhe neve, tatimpaguesve, nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të mundohemi t’i minimizojmë ato në maksimum, sepse gjithmonë do t’i kemi me vete kudo ku të shkojmë.
Por, në këtë botë dixhitale që po jetojmë, kjo e vërtetë e hidhur mund të përmbyset disi. A nuk do të ishte fantastike sikur paratë tona të shtoheshin teksa ne të flinim ?
Ja se si mund të bëhet e mundur një gjë e tillë:
1)Krijoni një blog.
Mbase mënyra më e njohur për të fituar të ardhura pasive është ajo e krijimit të një blogu. Duhen vetëm pak minuta për të krijuar një prej blogjeve më të thjeshta dhe mbi të gjitha, me fare pak kosto.
Pas kësaj jepini blogut tuaj një formë nga e cila do të tërhiqeshin sa më shumë persona, sepse ky është edhe një prej sukseseve të një blogu, numri i madh i ndjekësve.
a) Ju mund të fitoni para duke punuar si një partner i një kompanie të madhe
Kjo nënkupton reklamimin e produkteve të ndryshme të të tjerëve në blogun tuaj. P.sh., ju mund të punoni si një prej partnerëve të një kompanie mode dhe të reklamoni në faqen tuaj disa prej veshjeve të tyre. Pasi ju të jeni caktuar si patneri i një X kompanie, juve do t’ju jepet një kod unik në mënyrë të tillë që sa herë që një vizitor të klikojë tek veshjet e kompanisë që ju keni reklamuar në faqen tuaj, ju do të fitoni atuomatikisht një komision të paracaktuar.
b) Reklamime. Nëse blogu juaj ka një numër të lartë vizitorësh pra ka shumë trafik, atëherë ju mund ta përdorni atë për të reklamuar produkte të ndryshme dhe mund të filloni duke fituar 20 dollarë për reklamë.
2) Shisni informacionin mbi një produkt të caktuar
Nëse keni njohuri në një fushë të caktuar, ju fare mirë mund të hapni një blog ku mund të hidhni eBook apo video në të cilat ju shpjegoni gjithçka në lidhje me një temë të caktuar dhe ta shisni atë në blogun tuaj. Kjo mund t’ju marrë shumë kohë në fillim, por pasi t’ia merrni dorën, do të gëzoni edhe fitimet e saj.
Patentat
Nëse jeni një muzikant i njohur, aktor, autor veprash ju mund të fitoni para duke shitur librat tuaj, apo këngët tuaja të reja nëpërmjet blogut tuaj.
Krijoni një grup anëtarësie
Nëse jeni një tip autoritar, atëherë mund ta keni shumë të lehtë për të krijuar një grup anëtarësie ku të gjithë anëtarët do të bëjnë një pagesë mujorë për të gjithë informacionin që do të marrim në këtë grup. Një shembull mjaft i mirë është Timothy Skyes, i cili ka bërë 100,000 dollarë në muaj, të gjitha të ardhura pasive, të cilat i mblodhi në grupin e anëtarësisë që drejtonte.
Shitje e produkteve të ndryshme
Kjo është mjaft e njohur edhe në faqe të ndryshme shitjesh online. Ju mund të shisni produkte të ndryshme duke ndenjur nga shtëpia dhe ndërkohë që ju rrini, llogaria juaj shtohet gjithnjë e më shumë. Munda ta filloni duke shitur veshje, bizhuteri, pajisje teknologjike të cilat nuk i përdorni më.
Investoni në bursë ose blini aksione
Kur ju blini akionet e një kompanie bëheni automatikisht aksioner i asaj kompanie. Kjo është edhe një prej formave më të përhapura të fitimit të parave mënyrë pasive.
Jepeni shtëpinë tuaj me qira
Ju mund ta regjistroni shtëpinë tuaj në një prej faqeve më të njohura online të shitje-blerjeve të shtëpive dhe ta jepni atë me qira kur shkoni me pushime. E kush nuk do t’i donte këto të ardhura pa shpenzuar pothuasje fare.