10 sjellje nga të cilat duhet të hiqni dorë që të fitoni më shumë respekt në punë

09/05/2018 2:07 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Nëse doni të fitoni më shumë respekt në punë, më poshtë janë dhjetë sjellje të cilat ju nuk duhet t’i përsërisni më…

 

-Të ndërprisni të tjerët kur janë duke folur. Kjo është nga sjelljet e mosrespektimit të tjetrit. Mos e përsërisni më! Kafshoni gjuhën dhe kaloni kohë duke dëgjuar për të kuptuar, jo për t’u përgjigjur.

-Mos shkoni vonë në takime. Si ndiheni kur dikush vjen vonë në një takim të cilin e kishit programuar? Pra, pse po ua bëni këtë gjë të tjerëve?

-Nisja e mbledhjeve me vonesë. Jini të vëmendshëm të shikoni fytyrat e zemëruara të pjesëmarrësve, pasi ju keni shpërdoruar kohën e tyre.

-Mbajtja e takimeve që nuk janë në axhendë dhe pa objektiva të përcaktuar. Nëse qëllimi juaj është t’i luani mendsh bashkëpunëtorët (apo shefin tuaj), atëherë vazhdoni! Vlerësoni koston e çdo mbledhje që organizoni, do të befasoheni se sa para ju po shpërdoroni.

-Mos flisni shumë gjatë mbledhjeve. Askujt nuk i pëlqen një llafazan që dëshiron të dëgjojë veç veten të flasë. Kështu, bëni mirë të kafshoni gjuhën (përsëri). Siguroni që zëri i çdokujt të dëgjohet në mbledhje, duke nxitur -mendimet e ndryshme për çdo çështje.

-Mos bëni edhe diçka tjetër ndërkohë që jeni në mbledhje. Multitasking nuk është eficient, studimet tregojnë se produktiviteti reduktohet me 40%. Po ashtu është një veprim mosrespektues, pasi tregon se takimi nuk është kaq i rëndësishëm për ju sa kontrolli i email-eve, le të themi.

-Lënia e pjatave të pista në ambientin e ngrënies. Mamaja juaj nuk punon këtu. Tani jeni një i rritur, dhe të rriturit pastrojnë rrëmujën e tyre. Kjo do të thotë edhe larjen e filxhanit të kafesë e pjatave.

-T’u bërtasësh kolegëve. Të bërtasësh në punë nuk është asnjëherë e pranueshme. Nëse ju nuk mund të bëni një diskutim racional, është e këshillueshme që ju të bëni një pushim të shkurtër, deri sa të jeni në gjendje ta bëni një gjë të tillë.

-Mos mbani takime në zyrën tuaj. Organizojini mbledhjet në sallat e konferencave apo hapësirave të tjera për këtë qëllim.

-Mosrespektimi i afateve. Kjo është diçka vërtet negative kur të tjerët varen nga puna juaj, pasi mund të shkaktojë një efekt domino të afateve të humbura. Ju mund të vini në telashe edhe shefin tuaj me drejtuesit e tjerë më të lartë.

Këto janë vetëm dhjetë veprime nga ajo që mund të ishte një listë e gjatë me sjellje të cilat sabotojnë mundësinë për të fituar respekt në punë. Mbani mend, për të fituar respekt duhet të veproni duke respektuar të tjerët. Merrni kohë të përmirësoni gjithë sjelljet që mund të frenojnë suksesin në karrierën tuaj.

 

*Lisa Quast
Burimi: Forbes

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz