Rrjeti i punës është një nga mënyrat më të rëndësishme për të ndërtuar kapitalin tuaj profesional dhe të ndërmerrni hapin tuaj të ardhshëm në biznes. Fuqizoni potencialin tuaj dhe kultivoni rrjetin me këto pesë këshilla.
Identifikoni personat që ju influencojnë.
Ndërsa ‘filtroni’ rrjetin tuaj personal, filloni të identifikoni kontaktet tuaja kryesore, njerëzit që ju i nhihni personalisht dhe janë të gatshëm t’ju ndihmojnë. Këto janë ushtarët tuaj. Ata duhet të kuptojnë plotësisht se çfarë jeni duke bërë dheobjektivin tuaj përfundimtar.
Përfitoni nga lidhjet e jashtme.
Tani që keni identifikuar influencuesit tuaj, është koha të përdorni rrjetet tuaja të jashtëm. Filloni duke shikuar tek miqtë reciprok, rrjetet e studentëve dhe çdo detaj tjetër që mund t’ju ofrojë një hyrje të thjeshtë, duke krijuar kështu rrjetin tuaj.
Dilni nga zona juaj e komfortit.
Kjo mund të jetë aspekti më i rëndësishëm për të maksimizuar rrjetin tuaj. Pa atë, ju nuk do të jeni në gjendje të rrisni rrjetin tuaj në një pasuri të vetë-qëndrueshme.
Pyesni se si mund ti ndihmoni ata.
Mos bëni gabimin e të menduarit vetëm për interesin personal apo axhendën tuaj ndërsa jeni në rrjet. Lidhjet që bëni, si biznesi ashtu dhe personale, kanë më shumë gjasa t’ju ndihmojnë në të ardhmen në qoftë se ju i keni ndihmuar ato në të kaluarën.
Pasoni gjithmonë.
Nuk ka mënyrë më të mirë për të konkluduar një lidhje sesa një email i thjeshtë apo shënim i shkruar me dorë. Tregohuni korrekt me atë cka thoni. Për shembull, në qoftë se i thoni dikujt që do e kontaktoni , bëheni. Kjo do të përforcojë angazhimin tuaj ndaj lidhjes dhe do të mundësojë një tranzicion më të lehtë në bisedat e ardhshme.