Disa nga sipërmarrësit më të suksesshëm duhet ende ‘të mprehin’ aftësitë e tyre të dëgjuarit – dhe kjo mund të kthehet kundër tyre.
Nëse ju shpenzoni kohë të dëgjoni atë që të tjerët kanë për të thënë – veçanërisht punonjësit dhe konsumatorët tuaj, reagimet e të cilëve janë të paçmueshme – ju do të krijonit një pasues besnik për markën tuaj. Por tregohuni të kujdesshëm të mos gjykoni apo kritikoni: thjesht vetëm dëgjoni.
Këtu janë pesë teknika për ta bërë këtë në mënyrë më efikase:
- Shpalosni lirshëm gjuhën e trupit tuaj. Gjuha e trupit zbulon interesin apo indiferencën në një histori. Kur jeni duke dëgjuar dikë në mënyrë aktive, përkuluni lehatzi përpara dhe mbani kontakt me sy. Një buzëqeshje e thjeshtë dhe një pohim me kokë të rastit do të tregonin se jeni të interesuar dhe të angazhuar në bisedë.
- Qëndroni të angazhuar. Nëse ju jeni në një zonë të zhurmshme, përqëndrohuni më shumë në personin me të cilin jeni dhe më pak në atë që po ndodh rreth jush. Në mënyrë të ngjashme, ndërsa jeni në telefon, ktheni kurrizin kompjuterint tuaj dhe kushtoni personit me ttë cilin po flisni vëmendjen tuaj. Fakti që ju ndiheni të shpërqëndruar nga teknologjia I bën të tjerët të ndihen të parëndësishëm.
- Rezistoni tundimit për të ndërprerë. Mund të jetë tunduese të përfundoni fjalinë e dikujt në mënyrë që të tregoni se e kuptoni mesazhin e tyre, kjo ka raste që mund të tingëllojë pak vrazhdë. Dëgjimi ndërton besimin. Nëse ju ndërpresni dikë – edhe me qëllime të mira – ajo i mohon folësit mundësinë për të shprehur plotësisht ndjenjat apo mendimet e tij. Për të siguruar se nuk do të ndërpresni, bëni gjithmonë një pauzë prej disa sekondash përpara se të përgjigjeni.
- Bëni pyetje. Pyetjet e hapura ofrojnë mundësinë më të mirë që njerëzit të përpunojnë një temë të caktuar dhe do e mbanin bisedë në një rrjedhë normale dhe pa probleme. Nëse ju nuk e kuptoni atë cka dikush po përpiqet të thotë, kërkoni sqarime ose shembuj të veçantë.
- Praktikoni të dëgjuarit empatik. Dëgjoni jo vetëm me veshët tuaj, por me sytë dhe zemrën tuaj. Ju nuk duhet domosdoshmërisht të dakordoni me folësin, por imagjinoni se sindihet ai ose ajo. Vendoseni veten në pozitat e një personi tjetër për të kuptuar plotësisht pikëpamjet e tyre. Për fat të keq, shumica e njerëzve nuk dëgjojnë për të kuptuar; ata dëgjojnë për tu përgjigjur. Mos u përqëndroni në atë që do të thoni direct pas fjalisë së tij….