Si të jemi sa më të suksesshëm!

06/03/2018 2:17 PM 0 komente

Njërëzit e suksesshëm thonë shpësh se fati dhe puna e tyre e palodhur, kanë qenë elementët kryesorë që i kanë ndihmuar në rrugëtimin e tyre të suksesshëm. Por kjo nuk është gjithcka. Njërëzit më të suksesshëm, edhe pse të fushave të ndryshme, kanë shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin. Dhe pikërisht të mësuarit e asaj çka i diferencon ata nga të tjerët, mund t’ju ndihmojë edhe ju për të gjetur sekretet e një karrierë sa më të gjatë dhe të suksesshme në fushën tuaj.

Jeff Brown, psikolog në fakutetin e Mjekësisë në Harvard dhe bashkëautor i librit “ The Winner’s Brain” ka kryer studime të shumta në lidhje me njerëzit e suksesshëm, duke u bazuar kryesisht në aktivitetin e trurit të tyre dhe histori të ndryshme që ata kanë pasur gjatë jetës së tyre, të cilat kanë shënjuar suksesin e tyre.

Referuar studimeve të Brown, u zbulua se njerëzit që janë të suksesshëm kanë mësuar që ta optimizojnë trurin e tyre. Ai ka zbuluar strategji, të cilat ai i quan si “instrumentat fuqëzues të trurit”, të cilat njerëzit e suksesshëm i përdorin për të arritur objektivat e tyre.

Ja se cilat janë ato:

1. Ata nuk dorëzohen

Pjesa më e madhe e njërëzve të suksesshëm shprehen se rruga e tyre drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë, por e mbushur plot me vështirësi. Por, kjo nuk i ka bërë ata që të dorëzohen, por përkundrazi të vazhdojnë përpara. Ata jo vetëm nuk janë dorëzuar, duke u tërhequr nga ajo çka kishin nisur por shpeshherë kanë ndjekur ëndrra dhe pasione që nga shumë të tjerë shiheshin me skepticizëm të madh. Dhe një nga elementët që i ka ndihmuar në këtë drejtim është guximi i tyre i pashtershëm përballë çdo vështirësie.

2. Ata e dinë për çfarë luftojnë

Njerëzit e suksesshëm bëjnë një iventar të aftësive të tyre dhe ata mundohen që gjithmonë t’i përmirësojnë ato gjithnjë e më shumë. “Nëse ata kanë një mangësi, ata e pranojnë dhe bëjnë të paundurën që ta përmirësojnë atë”, shprehet Z. Brown.

3. Përqëndrohen në një objektiv të vetëm

Aftësia për të zgjedhur një objektiv të caktuar dhe për të punuar gjithmonë në lidhje më përmirësimin dhe zhvillimin e tij, është një prej elementëve që i bashkon të gjithë njerëzit e suksesshëm. Pjesa më e madhe e tyre, fokusohen vetëm në realizmin e një objektivi të caktuar, sepse duan të realizojnë atë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shmangur kështu njëkohësisht edhe shpërqëndrimet e shumta gjatë rrugës në rast se do të merreshin me realizimin e më shumë sesa të një objektivi të vetëm.

4. Rrezikojë, por jo shumë

Nëse është e nevojshme, njerëzit e suksesshëm janë ndër të parët që ndërmarrin risqe të shumta për të ecur përpara, por ama ata nuk rrezikojnë aq shumë sa të dalin “jashtë zonës së tyre të konmfortit”. Ata ndërmarrin “ risqe të moderuara”, shprehet Z. Brown.

5. Energjia në krye të listës

Njerëzit e suksesshëm punojnë pa u lodhur për të realizuar objektivat e tyre. Prandaj pjesën më të madhe prej tyre i karakterizon një energji e pashtershme, e cila është një prej prioriteteve kryesore, sepse pa energjinë e nevojshme nuk mund të hedhësh asnjë hap drej suksesit, shprehet Z. Brown.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of