Nëse po kërkoni të bindni shefin tuaj keni nevojë për trajnime shtesë ose nëse shpresoni ti tregoni një intervistuesi se jeni kandidati më i mirë për një vend pune vakant, bindja është mjeti thelbësor për suksesin profesional.
Më poshtë, ëjspertët kanë përshkruar tre hapa themelore që ju duhet të ndiqni për të qenë bindës në vendin e punës.
Njihni mirë pozicionin tuaj (dhe besoi në të)
Së pari dhe më kryesorja, për çfarë po përpiqeni? Ju duhet të tregoheni i qartë në lidhje me atë që dëhsironi të përmbushni dhe pse. Përcaktoni specifikat. Sa para ju duhen për këtë kurs trajnimi? Sa kohë ju duhet për të marrë pjesë? Tregohuni të qartë në lidhje me qëllimin tuaj. Nëse ju nuk e dini se ku po synoni, është e lehtë për të ‘dilni nga shinat’.
Siguroni prova për të mbështetur pozicionin tuaj
Faktet janë të vështirë për tu mohuar, sidomos kur ata mund të provohen me dëshmi. Cilido qëoftë pozicioni juaj, përgatituni ta mbështesni atë me prova konkrete. Nëse jeni duke shkuar për një shqyrtim të performancës, për shembull, merrni mostrat e punës suaj, letra plotësuese nga klientët, dhe çdo gjë tjetër që demonstron përsosmërinë tuaj.
Parashikoni dhe përgatituni për vërejtje
Ekziston një Mantra për sukses professional: Tregohuni proaktiv. Mos reagoni për atë që po ndodh rreth jush. Në vend të kësaj, parashikoni dhe përgatituni. Angazhohuni në mënyrë aktive në diskutime. Mos prisni për kundërshtime. Parashikoni ata dhe mësoni se si të përgjigjeni. Tregohuni i gatshëm për refuzimin e kërkesës suaj, dhe përgatituni për të kundërshtuar vendimin.
Ndiqni këto hapa dhe do të jeni shumë më afër arritjes së qëllimeve tuaja afatgjata të karrierës.