Viti është duke përfunduar, pak ditë na ndajnë nga viti i ardhshëm. Secili nga ne, po shikon se si të arrijë një fillim viti të mbarë, duke konsideruar të gjitha sferat e jetës: puna, jeta personale dhe produktiviteti ynë i përgjithshëm.
Ndër kërkesat më të larta që ne kemi, padyshim është koha: si ta shfrytëzojmë atë siç duhet, në mënyrë më efikase, pa strese dhe pa sforcime të jashtëzakonshme.
Më poshtë gjeni 5 këshilla, për t’ju ndihmuar të bëheni një person më produktiv në 2015.
1. Zgjohuni 30 minuta më herët, për të gjeneruar ide të reja
Duke u zgjuar vetëm 30 minuta më herët, se sa fillimi i përgatitjes për të shkuar në punë, mund t’i japim mundësi trurit tonë që të mendojë më tepër, pa stresin e të përgatiturit shpejt për të ikur në punë. Në rast se në vitin 2014, keni patur një orë standarte zgjimi, kjo është më mirë, pasi e dini se si të llogarisni ato 30 min më herët. Kjo ndihmon sipas ekspertëve, në një zgjim më me ide të freskëta.
2. Detyrat tuaja më të rëndësishme bëjini në mëngjes
Truri juaj është e mprehtë dhe i freskët gjatë dy deri katër orë pas zgjimit, kështu që çdo mëngjes është një dritare e rëndësishme për të arritur gjërat që duhen bërë. Pasi të keni arritur në zyrë, kujdesuni për përgjegjësitë më të rëndësishme fillimisht, mos i lini për në fund të ditës.
3. Axhenda dhe ri-strukturimi i takimeve javore
Shumica e takimeve me vlerë kanë një nga tre qëllimet kryesore: të informojë, të diskutojë ose të vendosë. Ndaj, për të treja këto arsye, duhet të keni një axhëndë të detajuar për takimet tuaja.
4. Ri-shikoni fjalët e përdorura në e-maile zyrtare
Të 10 këto fjalë duhet t’i ndaloni përdorimin në 2015: “për fat të keq”, “por”, “sinqerisht”, “për fat të mirë”, “më i mirë”, “mahnitëse”, “statistikisht”, “formalisht”, “interesant”, dhe “distanca”. Këto të gjitha ose kanë konotacione negative apo hiperbolike dhe kur lexohen, mund të shkaktojnë emocione apo ndjenja që mund të kthejnë mendjen e lexuesit nga ndjenja e mirë dhe e anasjellta.
5. Pyesni veten në fund të javës
Ne të gjithë kemi uljet dhe ngritjet në performancë, energji dhe eficensë, por duke i drejtuar vetes pyetje dhe “kërkim” llogarie për çdo faktor që na ndikon në performancën në punë, është e rëndësishme për suksesin personal. Ju mund të krijoni një ditar të vazhdueshën që dokumenton rritjen tuaj personale dhe gjithashtu plane të vazhdueshmë me hapa konkretë, duke u bazuar në eksperiencën e mëparshme.