Organizimi i ditës suaj në punë ju ndihmon që të jini më produktiv, si dhe të frytshëm, pa strese, në çdo ditë tuajën…
Si të jeni më të organizuar?
Shkruani një listë me gjërat më të rëndësishme
Filloni nga gjërat më të rëndësishme që keni për të bërë, që nga përgjegjesitë e deri tek detyrat e përditshme. Mundohuni që të gjeni një balancë midis punës dhe familjes dhe t’i kushtoni secilës kohën që i takon.
Mos merrni më shumë përgjegjësi se ç’duhet
Mundohuni të evitoni në maksimum zakonin e keq, e të thënit gjithmonë “po”. Shpeshherë është më mirë të thuash jo sesa të marrësh persipër më shumë përgjegjësi se ç’duhet.
Ngrihuni më herët në mëngjes
10-15 minuta janë ato të cilat bëjnë ndryshim për të arritur në punë në orarin e duhur dhe për të filluar një ditë sa më mbarë.
Pushoni midis orëve
Të punuarit pa pushuar aspak midis orëve, nuk është aspak produktive por përkundrazi, prandaj mundohuni që midis orëve të lodhshme të punës të keni edhe disa pushime të vogla.
Ndani përgjegjësitë
Nuk keni pse t’i merrni ju të gjitha gjërat përsipër. Kjo nuk do të ishte një mënyrë e mirë e të funksionuarit të punëve, sepse nuk thonë thonë kot që organizimi i mirë gjërave është mënyra më efikase drejt suksesit.
Bashkëpunoni
Mundohuni që të bashkëpunoni me njëri-tjetrin dhe do të shikoni se çdo gjë do të ecë ashtu siç duhet.