Si të karikoni shpejt smartphone-n kur jeni me nxitim

10/05/2017 4:49 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Imagjinoni një skenë të jetës së përditshme – ktheheni nga puna por keni vetëm 20 minuta, maksimumi 30 minuta, për t’u ndërruar dhe për të dalë sërish. Çfarë të bëni nëse smartphone është thuajse pa bateri? Shumë e thjeshtë… përdorni këto truke për të përshpejtuar procesin e karikimit të telefonit.

Më poshtë janë disa truke të vogla për të karikuar baterinë e telefonit kur keni pak kohë në dispozicion. Këshillat vlejnë si për pajisjet e ndryshme Apple (iPhone dhe iPad) edhe për smartphone-t Android.

Nëse keni pajisje të ndryshme Apple në shtëpi, këshillohet të përdorni karikuesin e iPad për të karikuar edhe telefonin tuaj. Mund t’ju duket e çuditshme, por karikuesi i tablet-it është më i fuqishëm.

Në këtë mënyrë, iPhone do të karikohet më shpejt dhe sipas përdoruesve kjo nuk ka efekt negativ në jetëgjatësinë e baterisë.

Airplane mode

Një këshillë efikase për të reduktuar kohën e rikarikimit është që të aktivizoni funksionin airplane mode gjatë procesit. Në këtë mënyrë, konsumi i baterisë gjatë karikimit do të jetë minimal. Disa smartphone-ve u duhet gjysma e kohës për t’u rikarikuar nëse është aktivizuar funksioni airplane mode. Natyrisht në fund mos harroni ta çaktivizoni këtë funksion, ndryshe nuk do të mundni të bëni/merrni telefonata, dërgoni/merrni mesazhe si dhe të lundroni në internet.

Hiqni kapakun

Kjo është një këshillë me vlerë të dyfishtë. Kapakët, veçanërisht ata plastikë, kanë tendencë për ta ngrohur telefonin gjatë rikarikimit. Kjo gjë shkakton dy probleme: I pari lidhet me jetëgjatësinë e baterisë, në përpjekje për ta rikarikuar telefonin shpejt, në temperatura të larta, ajo do të prishet shpejt. Së dyti, temperaturat e larta ngadalësojnë procesin e karikimit. Kështu që përpara se të rikarikoni telefonin, hiqni kapakun dhe lëreni atë në një vend të freskët.

Mos e përdorni smartphone-n

Një ndër zakonet më të shpeshta, që e ngadalëson së tepërmi procesin e rikarikimit dhe mund të jetë i dëmshëm për baterinë, është përdorimi i smartphone. Sa herë që aktivizojmë Wi-Fi ose kontrollojmë thirrjet, më keq akoma nëse luajmë, smartphone humb fuqinë e karikimit – në këtë rast do të duhet më shumë kohë për të arritur një nivel të pranueshëm në baterinë tuaj.

Karikues portativ

Nëse e kemi të pamundur të mos e përdorni shpesh smartphone nuk na mbetet gjë tjetër veçse që të blejmë një karikues portativ. Bëni kujdes që të zgjidhni një model që të jetë kompatibël me telefoni tuaj.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz