Më poshtë do të lexoni disa këshilla të cialt do t’ju ndihmojnë për të kursyer sa më shumë kohë në punë:
Planifikojeni ditën tuaj të punës që njëditë më parë
Sipas disa praktikave më të mira të menaxhimit të kohës në punë, puna duhet të planifikohet një ditë më parë. Në këtë mënyrë ju jeni më të organizuar dhe mund t’i paraprini çdo të papriture që mund t’ju dalë.
Vendosni priorite për punë të ndryshme
Nëse arrini të vendosni prioritete për punë të ndryshme, jo vetëm që do arrini t’i përmbushni në kohë të gjitha detyrat tuaja por edhe do të kurseni kohë. Këshillohet që zakonisht një ditë pune ta filloni duke përfunduar ato detyra që janë më urgjente dhe që kerkojnë një kohë të caktuar për t’u dorëzuar.
Çdo gjë ka kohën e saj
Çdo gjë ka kohën e saj. Edhe nëse një detyrë të caktuar keni kohë për ta përfunduar deri në fund të ditës suaj të punës, e mira do të ishte që ta mbaronit pak më përpara, në mënyrë të tillë që nëse ju del ndonjë e papritur ju do te keni kohën për tu marrë edhe me atë.
Orari është orar
Gjithkush prej nesh ka një orar të fillimit dhe mbarimit të punës. Nëse zbatohen të gjitha me përpikmëri, dhe mbi të gjitha nuk abuzohet me asnjërin prej tyre, çdo detyrë mund të përfundohet në kohë.