Si në të mirë ashtu dhe në të keq, qëndrimi i CEO-së ndaj dështimeve mund të frymëzojë një kulturë më shpejt se një fitore. Të nxirrni organizatën tuaj nga apatia është një process i ndërlikuar.Ja se si mund të përmirësoni shanset tuaja:
Tregohuni i qartë në lidhje me rrezikun e dështimit.
Nëse ju jepni dritën jeshile për një projekt të rrezikshëm, kategorizoni rrezikun përpara se të filloni punën. Nëse të gjithë në ekip e dinë se shanset e suksesit janë të pakta, por që një fitore do të prodhonte një sukses të pa-precedent për ndërmarrjen tuaj, atëherë spektri i dështimit është më pak kërcënues.
Vendosni një afat të largët.
Sigurisht, projektet me rrezik të lartë duhet të përcaktohen nga metrika të rezultateve ashtu si çdo projekt tjetër. Megjithatë, është e dukshme sa shpesh anëtarët e ekipit në projekte me rrezik të lartë bien në dashuri me punën e tyre. Ata duan të vazhdojnë, edhe pasi kanë humbur ‘piketat’ për të cilat kanë rënë dakord. Ata janë në mision. Kështu që përcaktoni afatin që në fillim. Të sigurosh që cdokush do ri-organizohet pas një dështimi fisnik është shumë më e lehtë në këtë mënyrë.
Formoni me shumë kujdes ekipin me rrezik të lartë.
Kush duhet të punojë në projekte me rrezikshmërinë më të lartë? Duket qartë se përgjigja është: ata që kanë ekspertizën më të mirë. Por, çfarë ndodh nëse ata janë vendimtare për një tjetër iniciativë? Çfarë ndodh nëse ata nuk besojnë në këtë projekt me rrezik të lartë? Po në rast se personaliteti i tyre nuk përshtatet në situate stresi të tepruar?
Do të ishte me vend të formësonit ekipin tuaj të ëndrave në letër, dhe të më pas ti pyesni nëse këto persona dëshirojnë të dalin vullnetarë. Sigurohuni që ata të kuptojnë se dështimi ka shumë gjasa të ndodhë, dhe kjo nuk do të përdoret kundër tyre.
Flisni mbi dështimin.
Nëse pretendoni të zhvilloni një kulturë brenda së cilës dështimi është i pranueshëm, atëherë mënyra më e mirë është që të flisni për të. Nëse një projekt dështon, flisni në lidhje me të në të gjithë takimet tuaja, tregohuni të qartë në lidhje me pse ju ndërmorët projektin në vendin e parë, dhe falënderoni ata që punuan për të. Është e rëndësishme të flisni për mundësinë e dështimit dhe të diskutoni pasojat.
Hetoni dështimet e konsumatorëve.
Kur një konsumatorë largohet nga ju apo nëse dështoni të fitoni një partneritet që ishte i rëndësishëm për kompaninë, kjo duhet të ‘konfiskohet’ si një mundësi për të mësuar. Ju duhet të ekspozoni dështimin në mënyrë që të gjithë të përfshirët të mund të kuptojnë thelbin.
Ju duhet të telefononi ish-klientin tuaj si CEO dhe ti kërkoni një diskutim të shkurtër. Kur të keni mbaruar me zbulimin e fakteve, ndani cka keni mësuar me grupin i cili mbështeti konsumatorin – shitjet, produktin, inxhinierin, këdo. Nëse kjo nuk është e rëndësishme, vazhdoni rrugën tuaj, nëse është përpiquni të ndreqni problemin.
Kthejini sytë nga vetja.
Herë pas here në të gjithë takimet e ekipit sillni një shembull të dështimit tuaj. Nuk keni ditur të mbani një rekrut fantastik. Jeni përballur dopbët me bordin mbi një çështje të caktuar. Keni hargzhuar shumë kohë për të marrë një vendim të rëndësishëm. Nuk ka nevojë të jetë një çështje e njohur për ekipin. Në fakt, gatishmëria juaj për të ekspozuar një dështim të padukshëm – një sfidë që askush nuk e dinte se ju e kishit kaluar- do të inkurajonte njerëzit.