Si të mendoni si “fitimtar”

02/08/2018 3:42 PM 0 komente

Shpeshherë unë e citoj shprehjen “ Edhe sikur të mendoni se mundeni, edhe sikur të mendoni se nuk mundeni, në të dyja rastet keni të drejtë”. Vetëbesimi është një prej faktorëve kryesorë që mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rrugën tuaj drejt suksesit. Edhe neuroshkenca po i kushton një rëndësi të veçantë studimit të mënyrës sesi vetëbesimi që kanë liderat ndikon në mënyrë të drejpërdrejtë tek arritjet e tyre dhe gjëja më interesante që ata kanë zbuluar është aftësia e trurit për të bërë kalimin nga vëtëkritikimi në vetëbesim. Pastaj pjesa tjetër i mbetet të menduarit në mënyrë pozitive në vazhdimësi.

Një betejë e brendshme

Në pjesën më të madhe të njerëzve ndodh një betejë e cila ndahet në dy kampe kundërshtatre: mungesës dhe teprisë. Nëse ne bëjmë pjesë në të parin atëherë ne do të na karakterizojë gjithmonë frika dhe gjithmonë do të mendojmë se nuk do të realizojmë në kohën e duhur një projekt të caktuar apo se nuk kemi aftësitë e duhura për të marrë përsipër realizimin e një projekti të vështirë. Pra do të priremi për të menduar vetëm negativisht, duke humbur kështu mundësi shumë të mira për kompaninë tuaj.

Shiheni gotën gjithmonë gjysmë plot

Alternativa më e mirë e mundshme është ajo që ta shikoni jetën si atë profesionale dhe atë personale gjithmonë të mbushur me mundësi të reja dhe mbi të gjitha nga një këndvështrim pozitiv. Kështu ju do të mësoni që ta shkoni dështimin si një rrugë për të shkuar drejt suksesit dhe t’i referoheni sfidave të ndryshme dhe atyre më të vështira si rruga që do t’ju çojë gjithashtu drejt suksesit. Një gjë e tillë mund të vijë shumë natyrshëm kur bëhet fjalë për njerëzit që janë optimistë nga natyra, ndërsa pastaj për të gjithë ata që mundohen dhe duan ta shohin gjithmonë gotën gjysmë plot, një gjë e tillë varet totalisht nga zgjedhjet që ata bëjnë dhe mënyra sesi ata mendojnë.

Tara Swart/ Forbes.com

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of