Si të merrni maksimumin nga çdo përvojë pune

24/09/2018 4:22 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Çdo punë në të cilën angazhoheni ka një vlerë, nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një seminar, një punë me kontratë të shkurtër apo me kohë të plotë në afat të gjatë. Edhe punët të cilat nuk ju kanë pëlqyer në njëfarë mënyre kanë qenë të dobishme.

Ju mund të mësoni më shumë nga një përvojë e keqe se sa një përvojë pozitive. E mirë apo e keqe, çdo punë që ju paraqitet, është një mundësi për të mësuar diçka të re. Ndoshta ju do ta urreni punën, por në fund do të mësoni gjithnjë një leksion. Ndoshta ju nuk jeni duke i kuptuar leksionet që po mësoni ndërkohë që gjërat janë duke ndodhur – ndonjëherë ato mund t’i kuptoni edhe vite më vonë – po ato janë në mënyrë të qartë aty. Gjithçka varet në mënyrën se si i shikoni gjërat.

Mos e nënvlerësoni përvojën

Ndonjëherë do ta gjeni veten në një punë që e ndieni se nuk do t’ju çojë askund. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur ju sapo e keni nisur karrierën tuaj apo nëse aktualisht po punoni në një pozicion pune më të ulët krahasuar me punën tuaj të mëparshme. Në të vërtetë ju jeni duke mësuar apo duke zhvilluar aftësi në këto punë të cilat do t’i merrni me vete në rrugëtimin e karrierës suaj. Sfidoni veten për të zbuluar se cilat janë këto aftësi dhe do të kuptoni se sa shumë keni fituar nga çdo përvojë pune që keni pasur.

Mendoni për punën tuaj të parë. Nëse keni qenë i mbingarkuar apo i nënpaguar – por ju keni mësuar disa nga mësimet më të vlefshme në gjithë karrierën tuaj. Këto janë leksione që do t’ju shërbejnë shumë në çdo punë të ardhshme që do të bëni.

Merrni si anët e mirat edhe ato të këqija

Asnjë punë nuk është e përsosur, do të ketë gjithnjë momente të këqija bashkë me ato të mira. Për çdo moment negativ përpiquni të gjeni një moment pozitiv që e plotëson. Ju duhet të kuptoni leksionin që mund të mësoni nga një përvojë negative dhe të mos lejoni që kjo gjë të përsëritet në punën e ardhshme. Duke analizuar anët negative, ju do të nxirrni mësime me vlerë.

Bëjini vetes dy pyetje

“Çfarë po bëj mirë?” dhe “Çfarë mund të bëj më mirë?. Këto dy pyetje do t’ju ndihmojnë të përfitoni më shumë nga përvoja juaj e punës. Përgjigjet e këtyre dy pyetjeve do t’ju ndihmojnë të bëni një shikim retrospektiv të ecurisë suaj në vend që ta përqendroni gjithë vëmendjen tek puna. Është e thjeshtë t’ia hedhësh gjithë fajin punës, por ka gjithnjë diçka që ju mund të përmirësoni në punën tuaj. Ju do t’i shikoni gjërat më qartë nëse e përqendroni vëmendjen te vetja dhe performanca në punë.

Nëse jeni të frustruar nga ndonjë aspekt i veçantë në punë, mendoni shkakun. A është diçka të cilën mund ta kontrolloni? Nëse po, përpiquni të kuptoni se çfarë duhet të bëni për të përmirësuar situatën. Me përmirësimin e vetvetes, do të ndiheni më pak i frustruar. Nëse është diçka që nuk mund ta kontrolloni, nuk ia vlen të shpenzoni energji mendore dhe është diçka në të cilën ju nuk duhet të përqendroheni. Nëse puna në vetvete nuk është e bezdisshme, mendoni se çfarë mund të bëni për ta bërë më të mirë. Është e rëndësishme që të jeni gjithnjë mendjehapur në çdo punë që merrni përsipër. Aftësitë që ju zhvilloni në çdo punë do të qëndrojnë gjithnjë me ju në gjithë karrierën tuaj.

*Ashira Prossack
Burimi: Forbes

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of