Bisedat e negociatave rreth pagave nuk janë të lehta, veçanërisht në qoftë se një kandidat ka frikë se ai ose ajo mund të humbasë shansin nëse përmend ndonjë shifër – të lartë apo të ulët. Por, kandidati i cili fillon ta përpunojë historinë e tij negociuese rreth pagës shumë më parë se prezantimi i ofertës është ai i cili do të shfaqet në tavolinën e bisedimeve i mirë-përgatitur dhe sumë konfident. Së paku ata do e kenë pyetur veten:
- Kush është minimumi që do të pranoja?
- Cila është norma për njerëzit në fushën time dhe në nivelin tim?
- Cfarë përfitimesh të tjera jo monetare po më ofrohen?
Në vazhdim ata do të kenë konsideruar pika e mëposhtnme:
- Kryeni kërkime për të gjetur se kush është mesatarja e pagave dhe paketat përfituese që ofrohen në kompani të tjera për punonjësit në industrinë e tyre.
- Rishikoni informacionin e tregut të punës dhe faqet e internetit mvbi pagat për të gjetur informacion ndaj pagave në shumë profesione. Ëebsites të tilla si ëëë.salary.com, salary.monster.ca, ëëë.payscale.com, http //monsterca.salary.com/CanadaSalaryËizard/ ëëë.salaryexpert.com janë vende të mira për të filluar kërkimin. Mos harroni se shifrat e kuotuara në këto vende nuk janë të zbatueshme universalisht. Megjithatë, një informacion i tillë ju pozicionon në pozita më të mira gjatë negociatave.
- Merrni kohë për të shqyrtuar ofertën. Shumë herë, punëdhënësit presin që kandidati të kërkojë pak kohë për të konsideruar ofertën përpara se të japë një përgjigje. Nuk ka nevojë të bëheni nervoz dhe të mendoni se oferta nuk do të jetë më e vlefshme në qoftë se nuk e pranoni menjëherë.
- Negocioni për më shumë se paratë. Shifra e pagës nuk është gjithçka. Mendoni për përfitime jo-monetare dhe avantazhe që mund të shoqërohen me pozicionin: një javë ekstra pushim, rimbursim për kurse të zhvillimit profesional, siguracione shtesë për shëndetin dhe mirëqënien, etj.
- Këmbëngulni për pritshmëritë tuaja, por tregohuni të gatshëm për kompromis nëse oferta shfaqet e arsyeshme dhe nëse vini re se ata po bëjnë më të mirën e tyre.
Nëse një kandidat ka besimin të shfaqet bindës gjatë negociatave, ky është një tregues se ata mund të jenë negociatorë të mëdhenj në emër të shoqërisë, dhe nëse iu jepet mundësia.
Kërkues të punës, është në dorën tuaj të bindni punëdhënësit rreth vlerës që do i sillni organizatës. Kjo e bën më të lehtë që ata të pranojnë negociatat tuaja rreth pagës.