Si në rast se keni takim me punonjësit apo po mbani një fjalim përpara një turme konsumatorësh, ju mund të mësoni të përgjigjeni në mënyrë efektive për çdo pyetje me të cilën përballeni.
Nëse dëshironi të përmirësoni aftësitë tuaja të të folurit duke dhënë përgjigje të forta dhe koherente për pyetjet më të vështira, ndiqni këshillat e mëposhtme nga trajnerët e komunikimit:
1.Bëni një punë përgatitore
Përpiquni të parashikoni pyetjet gjatë fjalimeve apo prezantimeve, por kjo është një punë e vështirë për tu mësuar përmendësh ndaj provoni ti organizoni pyetjet në grupe.
2.Pyesni vetes dy pyetje përpara se të përgjigjen:
a)Kush po e bën këtë pyetje? Nëse ju e dini se kush -konsumatori, punonjësi, furnizuesi, investitori, pronari-ju do të dini se si ti formuloni përgjiigjet në një mënyrë të qartë për publikun.
b)Kush është audienca aktuale?
3.Cfarëdo që të bëni mos gënjeni
Nëse nuk jeni të sigurt për përgjigjen e një pyetjeje, është më mirë të mos shpikni. Ndershmëria shpesh ka rëndësi, edhe nëse kjo do të thotë se po pranoni se nuk e dini përgjigjen.
- Ndaloni për t’i dhënë vetes kohë për të menduar
Përsëriteni [pyetjen], dhe kërkoni diçka për ta sqaruar atë. Të pyesni përpara se të përgjigjeni ju siguron qartësi dhe disa momente për të menduar. Dhe mos kini frikë nga pauza.
5. Respektoni hapesirat
Kur është koha për t’i dhënë fund pyetjes dhe të përgjigjeni, është e domosdoshme që ju së pari të pranoni rëndësinë e pyetjeve të audiencës suaj dhe qartësoni se po fillon koha juaj.Perpiquni te shfaqeni te duruar ne veprime dhe te respektoni hapsirat e kujtdo gjate bisedes.