Sipas një studimi gjatë vitit 2015 mbi trendet globale të punës nga shtëpia, 55% e të punësuarve deklaruan se dëshironin të kishin aftësinë e të punuarit nga shtëpia dhe 60% thanë se do të jepnin dorëheqjen nga pozicionet e tyre aktuale për një punë të ngjashme me pagë të ngjashme në qoftë se ata do mund të punonin nga shtëpia me kohë të plotë.
Megjithatë ekzistojnë vështirësi nëse konsumoni pjesën më të madhe të kohës larg nga zyra. Më ndërveprim direkt me kolegët, më pak mundësi për tu socializuar dhe ndarja e kohës personale janë të gjitha çështje që duhen të merren në konsideratë kur të vendosni nëse apo si do të punoni në distancë.
Duke mos e harruar kurrë një fakt të tillë, këtu më poshtë do të gjeni 6 këshilla se si të siguroni maksimumin nga puna në shtëpi:
- Mos punoni nga shtrati. Krijimi i një hapësire pune funksionale është çelësi për produktivitet. Përshtatje të vogla si ndryshimi i temperaturës, të krijoni një lloj ‘koloriti’ dhe ndriçimi i duhur mund të ndihmojnë të përmirësojnë përqendrimin dhe produktivitetin.
- Përdorni celularin. Qëndrimi ulur përpara kompjuterit portativ nuk është e vetmja mënyrë për të punuar në distancë. Me distinktivët dhe aplikacionet e duhur, tableta dhe telefoni juaj mund të ndihmojnë të zotëroni aftësitë e menaxhimit të kohës dhe të punoni nga kudo.
- Përdorni ‘marshin’ e duhur. Duke filluar nga hardëare i duhur (laptopë, telefona dhe karikues) e deri tek programet më të mira dhe aplikacionet për të ruajtur lidhjet (si Skype, Slack dhe Viber), sigurohuni që të keni gjithçka që ju duhet përpara se të vendosni për të ‘ndërtuar një dyqan’ në shtëpi.
- Qëndroni të shëndetshëm. Mungesa e ushtrimit dhe ajrit të pastër, si dhe qasja e lehtë ndaj frigoriferit, e vështirësojnë ruajtjen e shëndetit të punonjësve nga shtëpia. Sigurohuni që të dilni jashtë sa herë ta keni të e mundur, dhe përpiquni të gjeni mënyra për të lëvizur gjatë ditës dhe furnizoheni shtëpinë me ushqime të shëndetshme.
- Bëni pushim. Duke marrë parasysh se 45% e punonjësve ndihen të detyruar për t’iu përgjigjur email pas orarit, të punësuarit të cilët kalojnë ditën e tyre duke iu përgjigjur email nga shtëpia e kanë më të vështirë të përcaktojnë qartë kufirin ndarës mes ‘punës’ dhe ‘shtëpisë’.
- … Por gjithashtu përpiquni të ruani disiplinën.