Nëse doni të përparoni më tej në karrierën tuaj, atëherë ju duhet të keni një plan. Progresi në karrierë mund të jetë i formave të ndryshme, por në pjesën më të madhe të rasteve fillon nga marrja përsipër e përgjegjësive më të shumta. Çfarëdo shkalle që ju doni të ngjisni në karrierën tuaj, atëherë ju duhet patjetër të keni një plan të caktuar, sipas të cilit edhe të veproni.
Përcaktoni çfarë është suksesi sipas jush
Cilido prej nesh ka një përcaktim të vetin përsa i përket suksesit. Për disa mund të jetë rritja në detyrë dhe kalimi në nivelin e drejtorit të kompnisë, ndërsa për disa të tjerë mund të jetë gjetja e një pune të tillë, e cila t’i lejojë atyre që të shpenzojnë më shumë kohë me familjen e tyre. Nuk ka përcaktim të saktë apo të gabuar, sa i përket suksesit, sepse ai do të jetë i ndryshëm në njerëz të ndryshëm. Ajo çka ka më shuëm rëndësi është që ju të jeni në gjendje që të keni një përcaktim të saktë tuajin.
Mendoni se çfarë është më e rëndëisshme në karrierën tuaj aktualisht dhe se ku ju doni që të arrini në vitet e ardhshme. Të menduarit në një periudhë afatgjatë, do t’ju ndihmojë juve që të keni një mendim sa më të saktë për suksesin.
Pasi të keni një version sa më të saktë, të asaj që është suksesi për ju, atëherë nuk ju mbetet gjë tjetër veçse ta vini atë në zbatim.
Përcaktoni objektiva dhe kohën se kur duhet t’i realizoni ato
Objektivat dhe afati i realizimit të tyre ecin paralelisht njëri me tjetrin. Nëse ju nuk përcaktoni një afat të caktuar në të cilin ju duhet t’i keni realizuar objektivat që keni vendosur, atëherë realizmi i tyre do të shtyhet gjithnjë e më shumë për më vonë. Nëse ju gjithmonë do t’i shikoni bashkë objektivat me afatin e realizmit, dhe nuk do t’i ndani kurrë njërën nga tjetra, atëherë do ta shikoni që jo vetëm do t’i realizoni ato por edhe do të jeni të përparoni më tej në karrierën tuaj.
Kërkoni gjithmonë feedback
Feedback-u është një prej mënyrave më të mira për të avancuar më tej dhe për t’u siguruar që ju jeni në rrugën e duhur drejt suksesit.
Përdorni rrjetin tuaj të kontakteve
Nëse doni të përparoni më tej në karrierën tuaj, atëherë, ajo çka ju duhet fillimisht është ndihma dhe mbështetja e të tjerëve për të arritur realizimin e objektivave tuaja. Nëse ju diskutoni më të tjerët dhe keni ndihmën dhe mbështetjen e tyre, atëherë rruga drejt suksesit do të jetë shumë herë më e lehtë.