Ndërsa jeni i vetmi që promovoheni nga grupi juaj, 99 % të rasteve do ju duhet të të ‘frenoni’ ish-kolegët që të bëhen kritikët tuaj të ardhshëm.
Kur të bëheni një supervizor, marrëdhënia ndryshon strukturalisht, nëse ju pëlqen apo jo. Duke ecur përpara, puna juaj do të gjykohet si pasojë e aftësisë suaj për të udhëhequr njerëzit me të cilët ju dikur shoqëroheshit dhe ankoheshit. Në qoftë se nuk ky presion nuk është i mjaftueshëm, ju ka rrezik të jeni shënjestra e ankesave. Përpiquni ta bëni tranzicionin sa më të lehtë përmes këtyre hapave.
Takoni një nga një kolegët
Uluni me çdo person për të diskutuar ndryshimin në lidership. Pyesni stafin të ndajë me ju objektivët afatshkurtër dhe afatgjatë, aftësitë që po përpiqen të fitojnë, dhe pengesat që po hasin në rrugën e tyre. Ju do të përcillni respekt dhe fitoni informacion të vlefshëm që do ju ndihmojë shumë në rolin tuaj të ri.
Gjithashtu, në qoftë se ju janë promovuar mbi një koleg, ‘adresuar elefant në dhomë’, dhe për të lehtësuar shqetësimet rreth
Tërhiquni disi nga jeta ‘sociale’
Ju mund të jeni një menaxher i madh dhe të ruani miqësinë duke ndryshuar fare pak sjelljet tuaja. Vazhdoni të ndiqni eventet argëtuese, për shembull, por qëndroni vetëm për një pije, sugjeron ekspertët. Lejoni që stafi juaj të ketë hapësirë për tu shprehur. Gjithashtu, shkëputuni nga vartësit tuaj nga të gjtiha mediat sociale që nuk lidhtn me punën.
Dëshmoni se nuk bëni favorizime
Përgatituni të ndërmerrni dhe justifikoni-vendime të vështira, veçanërisht në lidhje më rritjet dhe promovimet. Që t’ju perceptojnë si njeri objektiv, përpiquni të vlerësoni cdokënd duke përdorur të njëjtat metrika, dhe sigurohuni që njerëzit e dinë se çfarë përfaqësojnë këto metrika, thotë Keith Murnighan, profesor në Shkollën Kellogg të Menaxhimit në Universitetin Northëestern.
Për të treguar përulje, bëni thirrje për ‘fidbek’ nga vartësit mbi performancën tuaj, thotë Gentz Franz, lector në Universitetin e Illinois. ‘Është detyrë e menaxherëve, të krijojnë hapsirë për komunikim nëse duan të krijojnë një mjedis bashkëpunues pune.’