Punësimi i talentit të gabuar mund të ndihmojë ose shkatërrojë kompaninë. Nëse doni të siguroni që të punësuarit tuaj do të përpiqen dhe kujdesen për kompaninë tuaj, ju duhet të përgatiteni të kërkoni talented e duhur. Këtu janë disa këshilla se si të punësoni punonjës të talentuar për biznesin tuaj të vogël.
Pranoni ndihmën e punonjësve aktualë
Konsideroni krijimin e një programi referimi për punonjësir. Talent më të mira mund të rekrutojnë talentin më të mirë. Merrni n konsideratë fjalën e punonjësve dhe partnerëve tuaj në biznes. Punonjësit aktual e kuptojnë kulturën e kompanisë dhe pritshmëritë e saj fakt që do ju ndihmonte së tepërmi edhe në përzgjedhjen e punonjësve të radhës.
Rekrutoni njerëz me aftësi të ndryshme
Në fillim të kërkimit të talenteve sigurohuni të vlerësoni nevojat e kompanisë tuaj-dhe tregohuni të sinqertë me cdo dobësi. Çdo rekrutim potencial do të disponojë setin e tyre të pikave të forta dhe të dobëta. Punësoni punonjës të cilët do të plotësonin ekipin ekzistues.
Shikoni përtej CV-së së tyre
Ndërsa është e rëndësishme që një rekrut potencial ka aftësitë e duhura për një pozicion të caktuar, sigurohuni që të merrni parasysh se çfarë tjetër ata mund të sjellin për kompaninë tuaj. Nëse thjesht punësoni punonjës në bazë të një titulli të mëparshëm të punës, ata nuk mund të kontribuojnë për suksesin afatgjatë të kompanisë tuaj. Një person i cili nuk krijon lidhje me punonjësit ekzistues mund të jetë më t’dranazhues’ në një shoqëri se një person me eksperiencë të kufizuar.