Si të rekturoni dikë që mos ta pushoni më

06/08/2018 3:17 PM 0 komente

Shumica e liderave bien dakort në faktin se rekrutimi dhe mbajtja në punë  e punonjësve më të mirë është një prej sfidave më të vështira. Teksa ekonomia po përirësohet gjithnjë e më shumë dhe shkalla e papunësisë po ulet, sa vjen e po bëhet më e vështirë gjetja e punonjësve ideale.

Një tjetër sfidë e kohëve të fundit me të cilën po përballen liderat e kompanive të ndryshme është se brezi i ri nuk qëndron më shumë sesa një vit në një kompani të caktuar.

Më poshtë do të lexoni disa sugjerime që do t’ju ndihmojnë për të rekrutuar punonjësit më të mirë dhe për të mos lejuar largimin e talenteve nga kompania juaj:

  1. Përdorni teste të ndryshme dhe vlerësime

Në librin e tij “Pse disa kompani gabojmë në rekrutimin e stafit të tyre dhe disa jo”, Jim Collins shprehet se përpara se të rekrutoni dikë në kompaninë tuaj, ju duhet të jeni të sigurtë se ai është person i duhur në pozicionin e duhur.

Letrat e motivimit, referencat, CV-ja, janë të rëndësishme, por ato janë thjesht element përcaktues të përvojës së punonjësve në të kaluarën. Zhvillimi i testeve të ndryshme dhe velrësimet përfundimtare janë një prej mënyrave të pagabueshme për të parë përgatitjen aktuale të punonjësit që ju mendoni të punësoni.

  1. Trajnimi

Nuk duhet të harroni një fakt shumë të rëndësishëm, punonjës perfektë nuk ka, prandaj mos u mundoni të gjeni kandidatin perfekt. Edhe nëse CV-ja e tyre e thotë një gjë të tillë, pasi t’i punësoni, ju do ta kuptoni se edhe ata që e konsiderojnë veten si ndër më të mirët, kanë nevojë për trajnime.

Prandaj një kompani e suksesshme, duhet të ketë si pjesë e programit të saj, trajnime si për punonjësit me eksperiencë, ashtu edhe për ata fillestarë.

  1. Vlerësimet

Vlerësimet e punojësve janë një faktor shumë i rëndëishëm për ecurinë e çdo kompanie. Në fund të çdo projekti duhet të bëhen vlerësimet për çdo punonjës,të cilat si pozitive apo negative është më mirë të evidentohen sesa të anashkalohen. Vetëm në këtë mënyrë nga projekti në projekt do të arrihen rezultate më të mira.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz