Të krijish besueshmëri është shtylla e ndërtimit të një marrëdhënie të suksesshme dhe të qëndrueshme. Po, ne të gjithë kemi gjëra pas së cilave jemi të apasionuar , por është pikërisht në kulmin e këtij pasioni, kur duhet të ndalemi dhe të pyesim: A do e tkurrë kredibilitetin tuaj professional ajo cka po bëheni gati të thoni? Nëse është kështu, atëherë duhet të ‘qepni’ gojën.
Ju nuk doni ta portretizoni veten si dikë të papjekur apo të pabesueshëm, që tregon përbuzje për shoqërinë, është tepër negativ, ose që i imponon vazhdimisht të tjerëve besimet e tij politike ose fetare.
Sikundër është diskutuar në shumë poste të mëparshme, media sociale është një platformë e përkryer që ju të dërgoni mesazhe kuptimplotë dhe të goditur që I bëjnë reklamë vetes si kandidati i përsosur. Dhe, ndërsa ekspertët inkurajojnë profesionistët të tregohen aktive kanalet e shumta të ëeb -it, ekziston një tundim i fortë për të mbi-ndarë shumë informacione personale në mediat sociale.
Ka një kufi që njerëzit në anën tjetër mund të tolerojnë. Audienca juaj nuk dëshiron të bombardohet vazhdimisht me mesazhe nga ju, duke lënë jashtë të tjerët. Këti gjenden disa sugherime se si, kur dhe sa shpesh të përcillni messazhet tuaja në median sociale.
Nxirrni mesazhe të shkurtër dhe të ngjeshur, dhe në linjë me brandin si dhe personalitetin tuaj. Po, ju mund të keni një personalitet në mediat sociale – dhe sipozohet të jetë disi sociale. Duke u përpjekur të tregoheni profesional dhe të besueshëm, ju nuk doni të shkoni shumë larg në anën tjetër dhe të dukeni si një robot, jo-njerëzor ose i rezervuar dhe i ftohtë.
Shfaqni veten tuaj të vërtetë në ëeb, dhe kur të takoni dikë personalisht. Për të thyer akullin, eksploroni hobet dhe interest tuaja reciproke. Entuziazmi juaj natyral do të shkëlqejë ndërsa flisni për dicka pas së cilës ndiheni të apasionuar. Bëni pyetje provokuese që e inkurajojnë personin të hapet gjithashtu. Bëni komente positive dhe tregoni se po dëgjoni.
Së fundi, mos harroni se kjo nuk është vetëm në lidhje me atë që ju thoni apo shkruani, kjo ka të bëjë me atë që shohin njerëzit. Ne të gjithë natyrisht i gjykojmë njerëzit nga kodi i tyre i veshjes dhe pamja, kështu që të tregohuni më tepër të kujdesshëm sec duhet në lidhje me fotografitë personale që zgjidhni të postoni në mediat sociale. Po, nuk përbën problem të argëtoheni madje dhe plot gjallëri, por mos ia tregnoi këtë një audience më të gjerë, përndryshe do të rrezikoni sërish kredibilitetin tuaj.