Kimia nuk është e rëndësishme vetëm në takime. Ajo luan gjithashtu një rol të madh në marrëdhëniet në punë dhe në mënyrën se si e zhvilloni vetë punën, duke përfshirë edhe angazhimin në projekte dhe takime dhe suksesin në karrierën tuaj në përgjithësi.
Kështu shkruajnë Suzanne Vickberg dhe Kim Christfort në librin e ri me titull: “Business Chemistry: Practical Magic for Crafting Poëerful Work Relationships”.
Hulumtimi identifikoi 4 tipa personalitetesh të dallueshëm në çdo ambient pune. Duke njohur ndryshimet kyçe se si njerëzit punojnë dhe më pas, duke shfaqur stilin tuaj në përputhje me rrethanat, ju mund të përmirësoni performancën tuaj në punë.
Sipas Vickberg, i cili është edhe psikolog, sa më shumë të njihni personalitetin e bashkëpunëtorëve dhe drejtuesit, si dhe tuajin, aq më mirë për ju.
“Ju duhet të tregoheni fleksibël për mënyrën se si i bëni gjërat, që të punoni më mirë dhe të forconi marrëdhëniet [në punë], për të marrë më shumë nga ajo çfarë dëshironi”, thotë Vickberg,
Më poshtë janë katër tipat kryesorë të personaliteteve
-Pionierët nxisin energji dhe imagjinatë. Janë praktikë, spontanë dhe të përshtatshëm. Ata janë mendimtarë krijues dhe besojnë se rreziqet e mëdha sjellin gjëra të mëdha.
-Kujdestarët vlerësojnë stabilitetin dhe sjellin rendin. Ata janë praktikë, të kujdesshëm ndaj detajeve dhe të rezervuar. Ata marrin vendime, me qëllim që të ruajnë status quo.
-Drejtuesit vlerësojnë sfidën. Janë teknikë, sasiorë dhe logjikë. Janë të drejtpërdrejtë në mbështetjen e tyre ndaj njerëzve dhe problemeve.
-Integruesit vlerësojnë marrëdhëniet dhe bëjnë bashkë ekipin. Janë të ndjeshëm, diplomatikë dhe të orientuar ndaj marrëdhënieve. Janë në harmoni me situatat dhe i shohin ato gri, më shumë se sa e zezë apo e bardhë.
Për shembull, një Kujdestar, i cili i kushton rëndësi detajeve, ka prirjen të shkruajë email-e të gjata dhe të plota. Por nëse i drejtoheni një Drejtuesi, i cili është më konciz, më mirë shkruajini një email të shkurtër, me pikat kyçe për të përmirësuar komunikimin”, – thotë Vickberg.
Megjithatë, ka edhe disa përgjithësime: Femrat kanë tendencën të jenë Integruese, ndërsa meshkujt Drejtues. Baby boomers (njerëzit e lindur në periudhën 1946 – 1964) kanë tendencën të jenë Pionierë dhe Integrues, kurse CEO-t ka të ngjarë të jenë ose Pionierë ose Drejtues.
Natyrisht, të kuptoni mirë personalitetin e njerëzve në punë mund të jetë e rëndësishme edhe jashtë saj, shtoi Vickberg.
Në punë, apo në shtëpi, përmirësimi i kimisë me të tjerët, është jetik për të ardhmen.
*Jessica Dickler, Gazetare në Financa Personale
Burimi: CNBC