Si të shndërroheni në liderin ideal për të cilin ekipi juaj i punës ka nevojë

05/01/2018 12:46 PM 0 komente

Më poshtë do të njiheni me pesë këshilla të cilat do t’ju shndërrojnë në liderin ideal për të cilin skuadra juaj ka nevojë:

  1. Vizion sa më i qartë

Fillimisht çdo lider duhet të ketë një vizion sa më të qartë të biznesit që ai drejton dhe më pas, këtë vizion ai duhet t’ia transmetojë edhe të gjithë ekipit të tij të punës, duke u munduar që të gjithë së bashku ta realizojnë atë sa më mirë.

  1. Angazhoni të gjithë grupin tuaj të punës

Pasi t’ia keni bërë të qartë vizionin e kompanisë skuadrës suaj të punës, ju duhet të mundoheni që të gjithë anëtarët e saj të përfshihen në përmbushjen dhe realizimin e atij vizioni. Sigurohuni që secili prej tyre të kuptojë rolin që ka dhe mbi të gjitha, secili prej tyre duhet ta ketë të qartë se vetëm në sajë të bashkëpunimit gjithçka mund të realizohet më lehtë dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.

  1. Bashkëpunoni njësoj si të tjerët

Këshillohet që në mënyrë të vazhdueshme t’i tregoni skuadrës suaj të punës që edhe ju si ata po punoni për të arritur objektivat e caktuara. Ju nuk mund të përcaktoni vetëm vizionin dhe më pas ta lini ekipin tuaj vetëm dhe të largoheni si pa të keq. Mësimi më i mirë që mund t’i jepni ekipit tuaj është shembulli juaj personal, ai është njëkohësisht edhe frymëzimi më i mirë.

  1. Festoni arritjet

Kjo është një prej pikave më të rëndëisshme, nëse doni që kompania juaj dhe ju si drejtues të keni sukses: Çdo arritje duhet festuar. Kjo është edhe një prej formave më të mira dhe më efikase për ta mbajtur grupin tuaj të punës sa më motivuar për sfidën e radhës.

  1. Largoni frikën në mesin e punonjësve

Është e pashmangshme që skuadra juaj të bëjë gabime, gabime këto si kolektive ashtu edhe individuale. Por kurrsesi një gjë e tillë nuk mund të shmanget duke krijuar një mjedis pune ku të mbizotërojë frika. Ju duhet t’i mbështesni punonjësit tuaj që të ndërmarrin rreziqe dhe mbi të gjitha të mbështesni edhe procesin e vashdueshëm të të mësuarit nëpërmjet trajnimeve të ndryshme. Në vend që të theksoni sa më shumë një gabim të bërë, ju mund ta shndërroni atë në një mundësi për të gjithë skuadrën që të mësojë diçka të re.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz