Si të shndërroni pasionin tuaj në një karrierë të mirëfilltë

06/07/2018 11:32 AM 0 komente

A jeni të lodhur duke bërë ditë pas ditë një punë të cilën nuk e pëlqeni, por që fatkeqësisht jeni të detyruar sepse nuk keni zgjidhje tjetër?

Sipas një studimi të fundit të kryer në Universitetin Deloitte, 87.7 për qind e fuqisë punëtore në Amerikë nuk japin të gjithë potencialin e mundshëm në punë sepse ata nuk e pëlqejnë punën që bëjnë. Vetëm një përqindje e vogël e fuqisë punëtore në Amerikë, rreth 12.3 për qind e kanë pasion punën e tyrë.

Nëse edhe ju doni të bëni pjesë në këtë përqindje të vogël, atëherë ndiqni 6 prej strategjive të mëposhtme:

1. Zbuloni pasionin tuaj

Shndërrimi i pasionit tuaj në një karrierë të mirëfilltë është njëkohëishst edhe çelësi drejt suksesit. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm të mos ngatërroni ndonjë prej hobeve të shumta që ju mund të keni me pasionin tuaj, dhe mbi të gjitha nëse vendosni që të bëni ndryshimin e madh dhe të hiqni dorë nga puna në të cilën jeni aktualisht.

2. Përcaktoni kërkesën

Në momentin që ju jeni të bindur për pasionin tuaj, atëherë duhet edhe të përcaktoni nëse ky pasion të cilin ju do ta shndërroni në një karrierë të mirëfilltë profesionale ka kërkesë në treg. Sepse është shumë e rrezikshme që ju të futeni në një treg që ka një kërkesë shumë të ulët apo edhe në një treg që ka një konkurrencë shumë të lartë. Megjithatë, nëse ju jeni të bindur në aftësitë tuaja, atëherë konkurrencën nuk duhet ta shikoni si pengesë, por ama në këtë rrugë të re që po ndërmerrni duhet të jeni të pajisur edhe me një strategji të fortë marketingu.

3. Kërkim tregu

Është shumë e thjeshtë të jepni dorëheqjen me idenë se po ndiqni pasionin tuaj. Por kjo është gjithashtu edhe një prej sipërmarrjeve ëm të rrezikshme sepse ju nuk e njihni tregun në të cilin shpresoni që të bëheni pjesë, dhe nuk duhet të harroni kurrëse se edhe mund të mbeteni jashtë tij, dhe kjo do të ishte një goditje shumë e madhe. Prandaj tregohuni shumë të kujdesshëm përpara se të ndërmerrni një hap të tillë.

4. Ju duhet një plan

Ju duhet një plan strategjik, ku të keni përcaktuar të gjitha hapat që duhet të ndiqni për t’u siguruar që ju do të jeni të suksesshëm në rrugëtimin tuaj për ta shndërruar pasionin në karrierë profesionale. Por që të jeni 100% të sigurtë, mos harroni që të keni edhe një plan rezërve, në rast se plani i parë ju dështon.

5. Trajnime profesionale

Të kesh pasion në një fushë të caktuar, nuk do të thotë që ju të keni edhe aftësitë e duhura në këtë fushë. Por që ta shndërroni këtë pasion tuajin në një pofesion të mirëfilltë ju dhe të quheni ekpert i fushës, ju duhet me patjetër që të kryeni trajnime të ndryshme profesionale. Në këtë mënyrë ju nuk do t’I frikësoheni as konkurrencës që ky treg mund të ketë.

6. Tregohuni fleksibël

Rugëtimi juaj sidomos nëse vendosni që të shndërroni pasionin tuaj në një karrierë të mirëfilltë do të jetë i vështirë dhe me shumë pengesa. Duhet të tregoheni të hapur ndaj këshillave dhe kritikave, të cilat mund t’ju vijnë shumë në ndihmë. Askush nuk mund t’ja dalë të jetë i suksesshëm i vetëm. Prandaj është shumë e rëndësishme që jut ë mbani pranë vetes njerëz të talentuar të cilët mund t’ju ndihmojnë gjithmonë që të merrni vendimet e duhura.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz