Në këtë ekonomi të vështirë, të gjithë do të kërkonin një rritje pagenë punë. Por, ta detyroni shefin të rrisë sasinë e parave nuk është një sipërmarrje dhe aq e lehtë.
Thjesht duke ardhur çdo ditë në kohë dhe duke bërë punën tuaj nuk mjafton që jut ë përfitoni një rritje. Përpiquni që shefi t’ju shohin si një mall të paçmuar, dhe vetëm kështu do të jeni një hap larg ëndrës suaj.
Këshilla për të siguruar rritjen apo promovimin e dëshiruar:
1. Futuni në mendjen e shefit. Të përshpejtoni atë që shefi kërkon përpara se ai ta kërkojë vetë ju mundëson të qëndroni një hap më parë dhe t’ia lehtësoni punën shefit.
2. Mbani një perspektivë positive dhe te sinqertë. Njerëzit e pëlqejnë dicka të tillë.
3. Tregohuni të etur për të mësuar. Ndërsa biznesi zhvillohet, kështu duhet të zhvilloheni edhe ju – nuk ka ndoshta, edhe, apo por.
4. Dëshmoni vlerën tuaj. Nëse doni rritje, ju duhet të bindni shefin tuaj se ia vlen një lëvizje e tillë.
5. Vendosni qëllime në karrierë. Pse jeni duke punuar në qoftë se nuk po punonidrejt një qëllimi? Pasi të caktoni qëllimin, ju mund të filloni të ndërmerrni hapat e duhur për ta arritur atë.
6. Bëni kërkimet tuaja. Kur punoni për të fituar rritje, sigurohuni të jeni vendosni pritshmëri të arsyeshme. Hulumtoni se sa paguhen punonjësit në pozita të ngjashme në industrinë tuaj- indeksin e pagës.
7. Tregohuni i drejtpërdrejtë. Nëse ndieni se jeni dëmtuar vazhdimisht me mungesë të vlerësimi për punën, planifikoni një diskutim me shefin. Bëni të ditur atij apo asaj se si ndiheni dhe se sa jeni përpjekur për këtë detyrë.