Depresioni është një sëmundje e vështirë për këdo. Natyrisht personi që jeton në depresion ka mbi kurriz pjesën më të vështirë, në përpjekje për të pajtuar mendimet e vazhdueshme negative apo për ti shprehur ndjenjat personave të tjerë. Por depresioni gjithashtu ka një ndikim të madh tek njerëzit që ndërveprojnë me ata që vuajnë nga ai. Miqtë, familja dhe kolegët e individëve në depresion shpesh përpiqen fort për të krijuar mënyra të shëndetshme komunikimi.
Këtu janë disa këshilla për anëtarët e ekipit që e dinë ose mund të dyshojnë se një bashkëpunëtor është depresiv. Nuk është një situatë e lehtë për tu trajtuar por nëse gjendeni në një situatë të tillë ka mënyra sipas së cilave ju mund ti tregoni personit se e mbështesni.
Krijoni kushtet per bisedë
Një nga gjërat më të vështira për të përballuar ndërsa vuani nga depresioni është izolimi që ndjeni. Ftoni një bashkëpunëtor në depresion për një kafe apo drekë. Mbani një bisedë të gjallë dhe optimiste, dhe përpiquni që personi të hapet me ju pa treguar shumë kuriozitet. Lejoni që kolegu juaj të flasë (nëse dëshiron), dhe përpiquni ta nxisni të flasë për diçka pozitive. Dhe në qoftë se ai /ajo e refuzon kërkesën tuaj për të dalë dhe zhilluar një bisedë, mos ushtroni presion që të pergjigjet me një po. Ai/ajo ka të ngjarë të mos ndihet konfort të flasë rreth jetës personale në një mjedis pune, kështu që tregoni respect për privatësinë e tij. Ajo cka është e rëndësishme është që ju i treguat personit në fjalë se jeni të gatshëm të bisedoni dhe ta mbeshtesni.
Dëgjoni me vëmendje
Në rast se bashkëpunëtor juaj hapetnë lidhje me depresionin e tij/saj, tregoni mirësjellje duke e dëgjuar me vëmendje. Mos e ndërprisni ose mos u përpiqni ta mëshironi. Shanset janë që ajo thjesht dëshiron të ndajë ndjenjat e tij/saj me dikë. Më e mirë që mund të bëni është vetëm të dëgjoni dhe të tregoheni të vëmendshëm. Ka shumë njerëz me depresion nuk i ndajnë ndjesitë e tyre, sepse ata frikësohen se njerëzit nuk duan të dëgjojnë për problemet e tyre, ose nuk do ekuptonin gjendjen e tyre.
Mos u përpiqni ti ‘rregulloni’ problemet e tyre
Ky është ndoshta rregulli më i vështirë për tu ndjekur, sidomos në mesin e njerëzve të cilët mendojnë se ‘e kuptojnë’ depresionin pa e përjetuar kurrë vetë. Depresioni është një nga sëmundjet më të vështira, thjesht sepse ai është bërë kaqstandart në culturen tonë: cdo kush mund të thotë se është ‘në depresion’, ndërsa ata mund të jenë thjesht të trishtuar përkohësisht apo duke kaluar një gjendje të vështirë nga një incident i izoluar. Kur dikush që është me të vërtetë i sëmurë me depresion përpiqet ti bëjë të njohura ndjenjat e tij, ai shpesh përballet me mëshirën e personave të cilët nuk e kuptojnë realisht se si ndihet ai.
Çfarë është më e keqja, janë po të njëjtit njerëz që ka të ngjarë të përpiqen për të ofruar këshilla se si të luftojnë depresionin. Për të qenë të qartë: ju nuk duhet të ofroni zgjidhje të mundshme apo këshilla personale për bashkëpunëtorin tuaj në depresion – pak rëndësi ka se sa dëshironi ta bëni dicka të tillë. Ju ndoshta keni qëllim të mirë, por ai gjason të ketë marrë këshilla të ngjashme të panevojshme më parë. Më e mira që mund të bëni është ti gjendeni pranë kur ai dëshiron të flasë, dhe t’ia lini punën terapeutike profesionistëve të cilët dinë se si ta trajtojnë këtë sëmundje të rëndë.