Si të sillemi në një mbledhje pune

22/01/2013 16:33 0 komente
meeting

meetingNëse keni fare pak kohë që jeni pjesë e një kompanie të caktuar, atëherë gjëjë e parë që duhet të bëni është të pyesni kolegët tuaj për mënyrën sesi zhvillohen ato, në mënyrë të tillë që të jeni i parapërgatitur.

Hapi tjetër pas kësaj , është që të përgatisni dosjen tuaj dhe të keni aty çdo informacion të nevojshmëm në lidhje me punën që ju keni kryer gjatë një periudhe të caktuar kohe.

 

Kontrolloni emocionet, çelësi drejt suksesit

Në një mbledhje të zakonshme pune ka raste kur gjithçka shkon mësë miri dhe brenda të gjithë kufijëve të profesionalizmit, por ka edhe nga ato raste kur nervozizmi dhe agresiviteti i kolegëve tuaj bien mbi ju. Një prej këshillave që nuk duhet harruar kurrë është të kontrolloni emocionet dhe të mos bini pre e provokimeve.

 

Prandaj nëse ndiheni të fyer verbalisht, këshillohet që të mos përgjigjeni me të njejtën monedhë apo edhe më keq, të shpërtheni në lot. Merrni frymë thellë dhe jepini pak kohë si vetes ashtu edhe kolegut tuaj dhe pastaj mundohuni ta zgjidhni këtë problem të shkaktuar.

 

Në rast se ju mbërthen frika, këshillohet të pini pak ujë dhe të përqendroheni në atë çka do të thoni. Nëse ju duket që keni harruar gjithçka , mos u shqetësoni sepse përpara jush ndodhet dosja me të gjitha gjërat që ju duhet të thoni gjatë mbledhjes.

 

Në rast se ju bërtasin në  sy të të gjithë kolegëve – mos u kundërpërgjigjni dhe mos filloni të justifikoheni por theksoni mënyrën sesi keni menduar që ta korigjoni gabimin e bërë.

 

E fundit por jo nga rëndësia – Mbledhjet e punës janë një prej takimeve më të rëndësishme për shefat dhe vendi ku diskutohen gjërat më të rëndësishme për kompaninë, ndaj duhet që gjithmonë të keni një sjellje të pagabueshme nga ana profesionale. Prandaj këshillohet që të visheni sipas një kodi etik të caktuar, të përshendesni në momentin e hyrjes, të dëgjoni me vëmendje zhvillimin e diskutimeve, të mos ndërprisni personat që janë duke folur, të mos flisni me kolegët që mund të keni pranë, të mos bëni zhurma të vogla por që mund të shndërrohen në bezdisëse për të tjerët dhe mbi të gjitha të fikni celularin.

 

 

 

Shkruaj një koment

Ju duhet të logoheni për të komentuar.