Shumica e kompanive, në fillimet e tyre ose jo, e kuptojnë rëndësinë e strategjisë së markimit për të promovuar shërbimet dhe produktet e tyre. Gjithsesi shumë më pak kuptojnë rëndësinë e markimit të punonjësve, që saktësisht nënkuptohet: si markimi i kompanive si punëdhënës.
Nëse reputacioni i kompanisë tuaj, si një vend pune, nuk është fort i promovuar, do të jetë shumë e vështirë për të rekrutuar njerëzit që ju duhen për tu rritur dhe për të patur sukses. Shumica e marketimit të punëdhënësit bëhet online.
Për sipërmarrjet e reja, janë bërë disa kërkime në lidhje me çfarë i bën tërheqës për punonjësit e mundshëm. Studiuesit gjerman së fundi kanë anketuar të sapo diplomuarit nga kolegjet amerikane për të mësuar se cilat janë cilësitë jo-financiare që kanë rëndësi për ta. Ata fokusoheshin kryesisht në vendndodhjen e zyrave, nivelin e perceptuar të inovacionit në kompani, shkalla e ndikimit që kanë punonjësit në kompani, kualifikimet e themeluesve, shkalla në rritje e kompanisë, si për shembull investitor apo partner të mëdhenj, dhe përfitime të tjera që lidhen me stilin e jetës, si ushqime falas, palestër falas e të tjera.