Rrjetëzimi nuk ka të bëjë me numrin e shpërndarjes së CV-ve apo kartave të biznesit, por me mënyrën se si ndërtoni raporte dhe marrëdhënie që mund t’ju çojnë drejt oportuniteteve të reja.
Pra, si e thyen një punëkërkues akullin në eventete rrjetit të punës dhe si qaset ndaj njerëzve në mënyrë që më vonë të ketë shansin të përballet me marrëdhënie ku ata të ndihmojnë njëri-tjetrin?
1.Ndryshimi mendësinë tuaj
Mendoni për evente të tilla si për një shans ku mund të njiheni me njerëz të tjerë dhe si një vend ku mund të kërkoni këshilla nga dikush i cili ndan një këndvështrim tjetër. Teksa tregoni interes tek të tjerët dhe kërkoni këshilla, biseda natyrisht do e ri-adresojë veten në atë formë që të tjerët do të shfaqen më të gatshëm t’ju ofrojnë ndihmë ose t’ju lidhin me njerëz të cilët mund t’ju ndihmojnë.
2.Kujdesuni për qendrimin tuaj
Shfaquni në një event të tillë me qëndrimin e duhur. Tregoni se jeni i arritshëm dhe të gatshëm për të krijuar kontakt me të tjerët. Gjërat më të thjeshta që mund të bëni është të ofroni buzëqeshje për njerëzit që ju kontaktojnë me sy dhe të shmangni gjuhën e varfër të trupit të tilla si kryqëzimin e krahëve apo mbajtjen e kokës poshtë.
3.Kërkoni ndihmë nga një i njohur i përbashkët
Ti kërkoni ndihmë për tu prezantuar nga një mik apo i njohur i përbashkët përfaqëson një nga mënyrat më të lehta për të ndihmuar nishen e një bisede midis dy njerëzve që nuk e njohin njëri-tjetrin. Pas prezantimit, është në dorën tuaj nëse doni të ndërtoni një raport dhe të gjeni të përbashkëtat potenciale që do ju ndihmojnë të dy palëve për të krijuar një marrëdhënie.
4.Prezantoni menjëherë veten
Nëse ka një kontakt rrreth së cilit ju dini dicka, ka të ngjarë të dëshironi të prezantoheni direkt. Prezantoni veten me emrin e plotë dhe në mënyrë të përshtatshme bëni një pyetje ose koment. Për shembull, personi mund të ketë dhënë vetëm një prezantim, kështu që ju mund të pyesni apo komentoni në lidhje me çfarë u diskutua. Teksa biseda mes të dy palëve vijon të bëhet më e rehatshme, udhëhiqeni bisedën në një drejtim ku mund të kërkoni këshilla.
5. Bëni një pyetje të përgjithshme ose jepni një koment
Ju nuk jeni i vetmi që mund të ndiheni i shqetësuar në evente të tilla. Nëse shihni dikë që thjesht qëndron diku në këmbë ose ulur në një tryezë i vetëm, tregohuni i gatshëm të afroheni dhe thjesht pyesni ose bëni një koment për të cilën ata kanë se ctë thonë. Kjo mund të jetë një deklaratë e thjeshtë e tillë si, ‘Uou, ky event ka shumë pjesëmarrje!” Kjo është një mënyrë që hap derën për bisedë.
Për të patur sukses në evenetet e rrjeteve, largohuni nga njerëzit me të cilët patët kontakt me një përshtypje të mirë. Ju dëshironi që njerëzit të ndjejnë energjinë tuaj pozitive dhe tëshohin se jeni të gatshëm ti ndihmoni të tjerët, si dhe të keni një fushë të veçantë të ekspertizës në të cilën ata do të dëshirojnë potencialisht mendimin dhe këshillën tuaj në të ardhmen. Kjo do ju ndihmojë të siguroni rritjen e marrëdhënies dhe bisedës edhe pasi të jeni larguar nga eventi.