Disa nga bisedat më të vështira me të cilat përballen menaxherët ndodhin kur adresohen punonjësit me performancë të dobët. Nëse kjo bazohet në rezultatet e punonjësit, aftësitë dhe përvojën e tyre, sjelljen e tyre dhe qëndrimin ose në çështje më serioze shantazhi dhe sjelljen e keqe; këto biseda mund të jenë të vështira, dhe si rezultat shpesh shmangen. […]
Pra, si menaxhohen këto biseda të vështira? Këtu janë disa hapa të thjeshtë për të edukuar veten dhe menaxherët se si të përgatiten për biseda të vështira dhe t’ju sigurojnë të menaxhoni problemin në mënyrë efektive nga fillimi deri në fund:
Përpara takimit:
- Adresoni çështjen sa më shpejt të jetë e mundur
- Caktoni një kohë dhe vend për bisedë, dhe sigurohuni të njoftoni me saktësi
- Ofroni një person për mbështetje në qoftë se jeni duke kaluar nëpër një proces formal sikundër është kërkesa ligjore
- Përgatituni
- Mblidhni të gjitha informatat relevante në lidhje me çështjen
- Kuptoni çfarë është qëllimi apo objektivi ka diskutimi
- Eleminoni cdo emocion dhe sigurohuni që të përqëndroheni tek problemi, e jo personi
- Përpiquni të kuptoni personalitetin e tyre – kjo do t’ju ndihmojë të parashikoni se si do të reagojnë dhe të angazhoheni gjatë bisedës suaj
- Përgatituni për reagimet të këqija- për fat të keq këto do të ndodhin në kohë, megjithatë, është më mirë të qëndroni të qetë, të ndjeshëm por të fortë, dhe demonstroni pikat tuaja duke dhënë shembuj të mëtejshëm.
Gjatë takimit:
- Tregohuni specifik për shqetësimin tuaj dhe sigurohuni që të ofroni shembuj të hollësishëm
- Jepini personit mundësinë për t’iu përgjigjur, përgatituni të dëgjoni dhe shqyrtoni përgjigjet e tyre
- Qëndroni të qetë dhe të fikusuar në zgjidhje
- Caktoni pritshmëri të qarta me punonjësit përmes përcaktimit të objektivëve joformal ose një plani formal të zhvillimit
- Informoni rreth pasojave nëse nëse nuk ka përmirësim
- Përcaktoni rishikime ose ekzaminime të të dhënave – kjo është e rëndësishme për të monitoruar performancën në më nyrë që të sigurojë se pritshmëitë tuaja po përmbushen.
Pas takimit:
- Dokumentoni takimin në mënyrë që të keni një regjistrim të shqetësimeve tuaja, pritshmërive tuaja dhe planit të veprimit
- Monitoroni performancën dhe ofroni mbështetje, reagime dhe trajnim ku është e nevojshme
- Vlerësoni nevojën për menaxhimin e mëtejshëm të performances
Duke ndjekur hapat e përshkruara, ju do të siguroni që çështjet të fitojnë qasje nga një këndvështim i paanshëm, dhe që mesazhi juaj të përcillet qartë dhe në mënyrë konstruktive. Më e rëndësishmja, punonjësit do të bëhen të vetëdijshëm se si ndikojnë ata tek biznesi dhe kolegët e tyre dhe do të kenë qasje ndaj një plan veprimi të qartë duke detajuar se sit a ndreqin cështjen në diskutim.
Këto sigurojnë gjithashtu drejtësi procedurale dhe pajtueshmëri dhe minimizojnë rrezikun për biznesin tuaj. Megjithatë më e rëndësishmja është se një process i strukturuar do ju mundësojë të përballoni këto çështje me kokën lart; duke rezultuar në fund të fundit në të punësuar produktiv dhe në një kulturë të fortë dhe positive të vendit të punës.