Si të veproni kur ju refuzohet rritja e pagës

25/03/2019 5:04 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Ju me siguri i keni kaluar javët e fundit, apo ndoshta edhe muajt për të gjetur guximin, për të kërkuar një rritje të shumëmerituar page, por… kërkesa juaj është refuzuar.

Ju nuk jeni i vetëm në këtë situatë. Në një studim te më shumë se 7 mijë punonjës, të kryer nga faqja PayScale, pjesa më e madhe e kompanive thanë se këtë vit nuk e kanë në plan t’u bëjnë një rritje të ndjeshme page punonjësve të tyre. Në fakt, 70% e tyre thanë se parashikon rritje page për 3% ose më pak të disa prej punonjësve të tyre.

Zëvendëspresidentja e PayScal, Lydia Frank, këshillon që pasi ju refuzohet rritja e pagës, të mos e merrni “jo” si fundin e një bisede.
Frank këshillon që të bëni menjëherë tre pyetje pasi ju refuzohet rritja e pagës.

1.Pyesni pse

Nëse nuk e kuptoni arsyen se pse ju është refuzuar kërkesa për rritje page, Frank këshillon që të thelloheni më shumë në motivin se pse ju është thënë jo.

“Sigurisht, ju dëshironi të mbeteni i respektueshëm dhe profesional” – thotë zv.presidentja e PayScale. “Përpiquni të largoni emocionet nga ajo bisedë, në mënyrë që situata të mos tensionohet”.

Ju, për shembull – këshillon Frank – mund t’i thoni shefit tuaj diçka të tipit “Do të më pëlqente te kuptoja më mirë se pse nuk është pranuar këshilla ime. A ka diçka që mund të bëj më shumë”. Kjo pyetje do t’ju japë një përgjigje më të qartë rreth faktit nëse refuzimi lidhet ose jo me performancën tuaj apo me një faktor të jashtëm, si buxheti”. “Është e drejtë që ju të bëni disa pyetje rreth këtij motivi” – thotë znj. Frank.

2.Kërkoni për një shpërblim

Nëse punëmarrësi juaj nuk është në gjendje të përmbushë kërkesën tuaj për rritje page, Frank këshillon të kërkoni informacione rreth një shpërblimi, si për shembull ndonjë bonus që lidhet me ndonjë projekt të veçantë. “Mendoj se gjithnjë e më shumë kompani janë të gatshme ta marrin në konsideratë këtë gjë, pasi ato janë në lojë vetëm falë performancës suaj” – thotë Frank.

3.Kërkoni për përfitime të tjera

Nëse kompania nuk është në gjendje t’ju japë një rritje page apo një bonus për shkak të situatës financiare, Frank këshillon që ju të negocioni për përfitime të tjera që mund t’jua bëjnë përvojën tuaj në punë më të bukur.

“Kur kompanitë ndihen si në grackë, si të kishin shpenzuar gjithçka që munden në aspektin e rritjes së pagës, ndonjëherë ato shikojnë mënyra të tjera për të shpërblyer punonjësit dhe për t’i bërë ata të lumtur. Ja pse është plotësisht e përshtatshme, për shembull, të kërkoni për mundësinë për të punuar nga shtëpia apo më shumë kohë të lirë”. “Kjo varet nga ajo çfarë është e rëndësishme për ju”- thekson Frank.

Në fund, nëse kërkesa për një bonus apo përfitime të tjera refuzohet dhe shefi juaj nuk është në gjendje t’ju thotë motivin, atëherë mund të merrni në konsideratë që të kërkoni një punë tjetër. Brian Kropp, zv.president i shoqërisë së kërkimit Gartner, thotë që punonjësit që lënë punën e vjetër për një punë të re, shohin një rritje page mesatare 15%.
Në pjesën më të madhe të rasteve, “ju nuk do ta merrni kurrë atë 15% rritje page nëse qëndroni në punën aktuale”.

*Courtney Connley
Burimi: CNBC

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of