Sapo jeni shtrirë në krevat, pasi keni kaluar një ditë të bukur në punë me kolegët tuaj të rinj, kur befas vjen një email nga shefi juaj.
Keni vetëm tre javë në punën tuaj të re dhe që tani po merrni email-e orëve të vona nga drejtuesi juaj, duke rritur ankthin rreth punës suaj.
Më poshtë janë tre këshilla se si të veproni kur shefi ju dërgon vazhdimisht email-e në mbrëmje apo në fundjavë.
Gjeni mënyrën më të mirë të komunikimit
Mësoni se cilat janë pritshmëritë për këtë punë – a presin nga ju t’i përgjigjeni email-it atë natë. Alison Green, autore e blogut Ask a Manager, i përgjigjet pyetjes së lexuesve të INC nëse ju duhet t’i përgjigjeni email-eve të shefit të ri gjatë fundjavave dhe si t’i shmangen një situate që mund të përsëritet. Ajo shkruan se, në disa raste, ju nuk është e nevojshme të përgjigjeni, duke këshilluar që ju duhet të nisni një dialog.
“Tani, natyrisht, nëse shefi juaj shkruan gjëra si ‘më bëj të ditur sot’ ose në email-in që ju nis të dielën ju pyet se pse nuk i keni kthyer përgjigje për email-in e së shtunës, është e qartë se ai pret një përgjigje në fundjavë” – shkruan Green.
“Por nëse nuk është ky rasti, ju a) injoroni email-in deri sa të ktheheni në punë të hënën ose b) shkruani ‘mendoj se është më mirë për mua të pres e t’i përgjigjem email-eve të dërguara në fundjavë të hënën kur të kthehem në punë – përveçse në rastin se bëhet fjalë për një diçka emergjente. A është e tillë?”.
Mendoni se si ndikon kjo në produktivitetin tuaj
Maura Thomas, autore dhe themeluese e RegainYourTime.com u shkruan drejtuesve në Harvard Business Review se si kjo mënyrë komunikimi vret produktivitetin.
“Një mjedis me ritme të shpejta, ku duhet t’ju përgjigjesh email-eve në çdo orë nuk i bën punonjësit tuaj më produktivë. Kjo thjesht i bën ata më të zënë dhe të shpërqendruar”, – shkruan ajo. Kur ju merrni vendime për të punësuar njerëz të rinj, ju i bazoni ato në aftësitë, përvojat, talentin e tyre unik, dhe jo se sa punë mund të bëjnë në të njëjtën kohë, ose se sa email-e mund të përgjigjen ata në një ditë”.
Përcaktoni se cilat email-e janë të rëndësishme
Thorin Klosowski i përgjigjet kështu pyetjes se si të fitoni më shumë kohë kur shefi ju dërgon email-e thuajse çdo fundjavë. Punonjësit thonë se email-et u shtojnë atyre ankthin për të hënën dhe u marrin shumë kohë në fundjavë.
“Ju nuk do të jeni kurrë të sigurt se shefi juaj do të respektojë dëshirat tuaja dhe nuk do t’ju dërgojë më email-e në fundjavë” – shkruan ai. “Flisni me drejtuesin tuaj në mënyrë që të theksojë email-et që janë prioritet në fundjavë dhe email-et që synojnë që t’ju përgatisin për të hënën në mëngjes kur të shkoni në punë”.
*Jane Burnett
Burimi: Ladders