Pavarësisht kufizimeve të forta financiare për klubet e futbollit, ka shumë mënyra se si klubet mund të rrisin ndjeshëm të ardhurat në mënyrë që të përputhen me rregullat e ‘Financial Fair Play’.
Ka disa alternativa që klubet duhet të vlerësojnë në mënyrë që të ‘optimizojnë’ performancën komerciale në kuadër të ‘kursit’ ekzistues së të ardhurave.
Të sigurojnë vlerë maksimale nga bluzat dhe sponsorizimet
Tregu botëror i sponsorizimit është i madh dhe po përballet me rritje të konsiderueshme. Sot tregu ka një vlerë prej 23 milaird euro, dhe është në rritje me rreth 5% në vit. Segmentet kryesorë të tregut ‘po përballen me rritjen më të madhe, pasi që ky lloj sponsorizimi po tërheq një pjesë në rritje të shpemnzimeve të marketingut në ‘kurriz’ të formave më tradicionale të reklamimit.
Të zhvillojne dhe përforcojne strategjinë ndërkombëtare të sponsorizimit
Futbolli evropian po fiton popullaritet gjithmonë e më të madh në mbarë botën: klubet evropiane vlerësohet të kenë rreth 1 miliard pasues ‘të jashtëm’ në total, me disa klube që raportojnë të kenë më shumë tifozë në Azi se në Evropë.
Duke marrë parasysh rritjen e tyre botërore, klubet evropiane kanë mundësinë të përforcojnë interest e tyre duke zhvilluar programe ndërkombëtare të sponsorizimit.
Të optimizojnë strategjinë e cmimit të biletave
Të ardhurat e klubit janë deri diku të kufiziuara nga madhësia e stadiumit, numri i tifozëve dhe niveli i arritur i suksesit sportiv, megjithatë klubet mund të përpiqen të maksimizojnë të ardhurat brenda kontekstit të këtyre kufizimeve, nëpërmjet një sërë veprimesh, të tilla si:
1. Zhvillimi dhe miratimi i një modeli të sofistikuar dhe dinamik i çmimeve të biletave, në bazë të variablave të tilla si konteksti ekonomik, kohë blerja e biletave dhe me cilën skuadër po luan klubi.
2. Diferencimi i çmimit të biletave përmes segmentimit efektivë të tifozit, bazuar në variablat demografike (psh. Mosha, preferencat e konsumatorit, etj.).
Të sigurojne ‘vlerë’ për tifozët që nuk shkojnë në stadium
Duke pasur parasysh ekspozimin gjithmonë e më të madh të medias dhe shikueshmërinë e klubeve të futbollit, klubet kanë një numër në rritje të tifozëve të cilët nuk i ndjekin ndeshjet e futbollit në stadium.
Edhe pse tifozë të tillë nuk do të blejnë bileta për ndeshjet, as mallra nga dyqanet në ditët e ndeshjes, klubet ende kanë mundësi të sigurojnë një vlerë monetare për tifozë të tillë, duke shfrytëzuar nivelin e angazhimit që ata kanë me mbështetësit e tyre, duke përdorur mediat sociale dhe e-commerce (tregtinë online).
Për më tepër, klubet mund të shfrytëzojnë rritjen e internetit dhe përdorimin e celularëve për të shitur përmbajtje te medias dixhitale sikundër janë: video-ondemand (video në cllular për të cilat paguhet për ti parë), ‘video games’, etj.
Të zbatojne zgjidhje më radikale
Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të financave të shumë klubeve evropiane të futbollit, të sigurosh maksimumin e të ardhurave ekzistuese mund të mos jetë e mjaftueshme për të siguruar përputhje me FFP.
Duke pasur parasysh shkallën e sfidës, disa klube kanë filluar të shqyrtojnë zgjidhje radikale për të adresuar këtë problem financiar, duke diversifikuar biznesin e tyre në fusha krejtësisht të reja.
Klubet e futbollit janë vecanërisht në gjendje të transferojnë përdorimin e markës së tyre jashtë aktiviteteve baze.
Për këtë arsye shumë klube janë përpjekur të ‘përforcojnë’ imazhin e markës së tyre jashtë ‘fushave’ të lidhura me sportin me qëllim që të gjenerojnë të ardhura nga tregje të reja.