Gati dy të tretat e kompjuterëve të Rumanisë kanë të paktën një pjesë softuer të paligjshëm – shenjë e një trashëgimie teknologjike që nënkupton se tani ka nivelin më të lartë të punonjësve të teknologjisë për frymë në Europë.
Europa Perëndimore do të përballet me mungesë prodhuesish, por historia unike e teknologjisë së Rumanisë nënkupton se ajo nuk ka shqetësime të tilla.
Vendi aktualisht ka më shumë se 64,000 profesionistë të certifikuar IT, sipas Gartner, dhe shërben si bazë për zyrat e mëdha të kompanive, duke përfshirë Oracle, Microsoft, IBM, BitDefender dhe Vodafone.
Ajo mund të jetë vendi i dytë më i varfër në Bashkimin Europian, por Rumania po udhëheq Europën në punëtorët e teknologjisë për frymë dhe renditet e gjashta në botë.
Aftësitë gjuhësore të punëtorëve të saj të IT dhe kostot e ulëta të shërbimeve të saj të teknologjisë janë pikat më të mëdha të shitjes për industrinë e teknologjisë së vendit, raporton kompania kërkimore Gartner.
Megjithatë, kombinimi i saj i njohurive të teknologjisë dhe varfërisë nënkuptojnë se pirateria e softuerëve është mjaft e përhapur në vend. Vitin e kaluar, 62% e PC (kompjuterë) në Rumani aplikuan softuerë të paligjshëm, sipas IDC – një shifër e cila nuk ka ndryshuar gjatë dy viteve të fundit.
Shkalla e piraterisë së Rumanisë është dy herë ajo e mesatares së BE-së, ku softuerët e paligjshëm përdoren në 31% të makinave dhe 50% më e lartë se mesatarja globale prej 43%.
“Në vitin 2007, ajo ishte 68%, kështu që ne kemi pasur një rënie prej 6% në gjashtë vitet e fundit”, – thotë Magda Popesku, konsulent i jashtëm për aleancën antipirateri Business Software Alliance (BSA).
“Megjithatë, në vitin 1996, kur u miratua ligji i ri për të drejtat e autorit [duke përfshirë dispozitat që zbatohen për softuerë, nga ligjet ndërkombëtare dhe ato të BE-së], normat e piraterisë së softuerëve në Rumani arritën 86%”.
Një kulturë e krijuar nga hakerat e viteve ‘90
Me revolucionin e viteve 1989, Rumania u bë një vend i lirë, pas dekadave të komunizmit, dhe qytetarët e tij fituan papritmas qasje në teknologjitë e huaja për të cilat ata as nuk kishin ëndërruar t’i përdornin ndonjëherë. U krijuan kushtet për shfaqjen e një tregu programesh kompjuterike.
Megjithatë, legjislacioni që mbron pronën intelektuale ishte ‘deficit’ përpara 1996-s dhe tregu i softuerëve u zhvillua duke u kthyer në një treg që i jepte çdokujt mundësinë të blinte, përdorte, apo edhe të shiste ndonjë program kompjuterik që mund t’i kishte rënë në duar.
Pirateria softuer dhe numri i madh i prodhuesve janë “absolutisht” të lidhur, thotë Mihai Moldovanu, kryeprodhuesi për shpërndarësin e parë rumun Linux të TFM Linux, lançuar në mars të vitit 2001. Pirateria, së bashku me mjedisin me frekuencë të gjerë me shpejtësi të lartë të Rumanisë dhe përjashtimit nga tatimi për programuesit e vendit, kanë ndikuar në numrin e madh të zhvilluesve që ka sot.
“Pirateria softuer për qëllime arsimore krijoi një njohuri kolektive rreth kodimit, metodës së llogaritjes dhe gjithçkaje që buron nga ajo. Disa [përdorues] më pas zgjodhën të ndjekin një version të paguar të softuerit, ndërsa të tjerët, sikundër bëra edhe unë, u prirëm ndaj burimeve të hapur”, thotë Moldovanu.
Në vitet 1990, i pari sistem operativ pirat ishte MS-DOS. Më pas u ndoq nga OS/2, dhe më vonë Windows.
“Në Rumani, Windows u shfaq nga versionet e hershme Beta, përmes Rusisë, brenda dy ditëve pas publikimit zyrtar”, – thotë Moldovanu.
“Kurrë nuk na ka kaluar nëpër mend se ishim duke vjedhur. Ne kërkonim thjesht të mësonim. Në fillim, ajo ishte një kulturë e ndarjes; askush nuk bëri para nga diçka e tillë. Teknikisht, ne bëmë testimin Beta të lirë, dhe kur u ndeshëm me një virus, ne i dërguam mesazh kompanisë”.
Vetëm disa vjet më vonë, kur inflacioni në Rumani arriti kulmin në një maksimum prej 151% në vitin 1997, njerëzit filluan të shesin softuerë piratë”.
Në sheshin e Universitetit në qendër të qytetit të Bukureshtit, u shfaqën tenda përplot CD në shitje. Për një pjesë të vogël të çmimit zyrtar të shitjes me pakicë, blerësit mund të blinin lehtazi çdo paketë të softuerëve të fundit, kurse të gjuhës interaktive, apo edhe lojëra në CD-Rom me një paketim të thjeshtë krijuar në shtëpi.
Aftësitë teknologjike të zhvilluara në ato ditë të para u vunë në funksion jo vetëm në bizneset lokale rumune.
“Ne rekrutojmë për kompanitë jashtë Rumanisë kandidatë që dëshirojnë të zhvendosen jashtë vendit dhe për kompanitë e huaja që dëshirojnë të hapnin zyra në vend”, – thotë Maria Hostiuc, konsulent i lartë rekrutimi IT&C në Brainspotting, një rekrutues rumun i teknologjisë.
“Zhvilluesit rumunë preferojnë të zhvendosen drejt Britanisë së Madhe, Irlandës, Belgjikës, Gjermanisë dhe Maltës. Për më tepër, ‘kontraktimi’ i kompanive është rritur dukshëm në dy vitet e fundit”.
Megjithatë, ajo që dikur me gjasa mund të jetë konsideruar si një plus, tanimë nuk ka më vlerë.
Gjithnjë e më shumë kompani softuerësh po hapin zyra në Rumani, dhe zhvilluesit lokalë arrijnë në pikën që përjetojnë në nivel personal efektet e piraterisë – ndonjëherë kodi i tyre përfundon të shpërndahet përmes kanaleve jozyrtare.
Kompanitë e softuerëve punojnë ngushtë me policinë
Vlera e biznesit të softuerit pirat në Rumani arriti në 208 milionë dollarë vitin e kaluar, sipas BSA.
“Pengesa kryesore që ndeshim është mentaliteti. Pronësia intelektuale duhet të respektohet në të njëjtën mënyrë që ne respektojmë pronën fizike”, -thotë Popesku.
Një raport i postuar në faqen e internetit të aleancës pretendon se një rritje prej 1% në shitjen e softuerit ligjor do të thotë një shtesë 108 milionë dollarë për ekonominë rumune.
Fushata antipirateri tanimë po zhvillohet në disa fronte
BSA po punon me policinë rumune për të eliminuar piraterinë, ndërsa një numër i kompanive kanë drejtuar fushata informimi që flasin për rreziqet e përdorimit të kopjeve ilegale të softuerit.
Policia rumune iu është bashkuar gjithashtu kompanive të softuerëve në përpjekje për të frenuar piraterinë e programeve kompjuterike, duke udhëhequr raportet e lajmeve në televizionet e vendit që shfaqin grumbujt e CD-ve pirate, duke u shkatërruar nga buldozerë.
Policia kryesisht synon sektorin e biznesit, me një rast të bujshëm këtë vit që përfshin një kompani në Galati, 240 km në verilindje të Bukureshtit, e cila përdorte softuerë të paligjshëm me vlerë prej më shumë se 1 milion eurosh.
“Kompanitë që përdorin softuerë piratë ndikojnë si industrinë e softuerëve ashtu edhe shtetin rumun”, -referoi në një deklaratë për ZDNET, Byroja e Investigimeve për Mashtrim.
Gjatë tetë muajve të vitit të kaluar, policia rumune bashkë me BSA kryen një total prej 587 vlerësimesh softuerësh – që kryesisht kërkonin për softuerë piratë në përdorim nga bizneset – mbi gjysmën e të cilëve u ngrit padi.
Përveç bashkëveprimit me policinë, anëtarët e BSA po kryejnë fushatat e tyre të edukimit. Krahu rumun i Microsoft, për shembull, i ka nisur mesazhet e tij shumë herët, duke folur për qindra fëmijë dhe të rinj në shkolla rreth përfitimeve të softuerëve të ligjshëm.
Sa i shtrenjtë është softueri në Rumani?
Edukimi i përdoruesve të ardhshëm rreth piraterisë është një gjë, të sigurosh që softueri ligjor është i përballueshëm është një tjetër. Rumunët që dëshirojnë të blejnë një version ligjor të Windows 8.1, për shembull, do të duhet të shpenzojnë një të tretën e pagës së tyre mujore – softueri kushton ekuivalentin e 112.45 eurove, ndërsa paga mesatare mujore e Rumanisë ishte më pak se 380 euro në qershor të këtij viti, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave në Rumani.
Për konsumatorët në Mbretërinë e Bashkuar apo SHBA, blerja e një licence softueri nuk do ta rrezikonte buxhetin e familjes. Në Mbretërinë e Bashkuar, Windows 8.1 kushton 99.99 paund dhe paga mesatare tejkalon 2.200 paund në muaj, ndërsa në SHBA, Windows 8.1 gjendet me një çmim prej 119.99 dollarësh në krahasim me një pagë prej 4250 dollarësh; në të dy rastet, blerësve iu duhet të shpenzojnë vetëm një përqindje të vogël të pagës së tyre për softuerin legjitim.