Të parandalosh rrezikun dhe të parashikosh sulmet e mundshme në të dhënat sensitive është një punë që kërkon inteligjencë të lartë, por jo vetëm. Këto janë aftësitë kryesore të kërkuara për specialistët e sigurisë kibernetike të punësuar nga Walmart, gjiganti amerikan i tregtisë me pakicë, i cili u detyrua të mbyllej në 2015-n si pasojë e një serie skandalesh në lidhje më vjedhjen e të dhënave të kartave të kreditit të klientëve të tij. A duhet që të gjithë specialistët e sigurisë kibernetike të jenë infomaticienë teknologjie? Kjo është një prej pyetjeve të bëra nga shoqëria Symantec për të gjithë ata që synojnë që të zënë një prej pozicioneve vakante të punës deri në 2019-n.
Nga informatika në kriminologji, rrugëtimi në sigurinë kibernetike
Me çfarë merren ekzaktësisht “specialistët e sigurisë kibernetike?” Nuk është e lehtë që punën e tyre ta përkufizosh me një fjali të vetme. Aktiviteti kryesor i tyre është mbrojtja nga sulmet virtuale dhe ruajtja e të dhënave sensitive dhe në këtë detyrë mund të jenë profesionistë të fushave të ndryshme si inxhinierë të sigurisë, administratorë të dhënash sigurie dhe arkitektë për sigurinë në rrjet.
Sipas Andrea Zapparoli Manzoni, përgjegjës i sigurisë kibernetike në Kpmg, duhet të hiqet dorë nga ideja që për të punuar në fushën e sigurisë kibernetike duhet të jesh vetëm një “haker” i zoti. Teknika është një prej elementeve kryesore por ka edhe disa aspekte të kriminalistikës informatike që duhen studiuar dhe bileta për hyrjen në këtë kategori vazhdon të mbetet diploma në informatikë dhe inxhinieri informatike, por mundësitë për të qenë pjesë e tij janë edhe jashtë ketyre sektorëve.
Në faqen zyrtare Cyber Security Job Site, janë shpalluar 184 vende pune vakante nga gjigantë të tillë si Intel, Motorola Solutions dhe Hewlett Packard. Në një të ardhme shumë të afërt mund të ketë një bum kërkese në këtë sektor, sidomos nga administrata publike, e ndjekur më pas nga bankat, shoqëritë e siguracioneve, gjigantët e telekomunikacionit etj.
Për sa i përket nivelit të pagës, në Itali një specialist i sigurisë kibernetike paguhet sa gjysma e specialistëve në Europë, ku paga mesatare e të cilëve shkon nga 80 mijë deri në 100 mijë euro në vit, edhe pse mosha e tyre nuk i kalon të 27-at.