Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën e rreth 142 milionë lekëve duke shënuar një ulje në rreth 7% krahasuar me periudhën janar- shkurt 2015. Sipas të dhenave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare numri i kontratave në sigurimin e Jetës u rrit me rreth 3% çka tregon se ka pasur më shumë polica sigurimi të blera krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave klasa e vetme që ka vazhduar trendin rritës është “shëndeti në udhëtim”, me rreth 21.4%, ndërsa “Jetë debitori” ka thelluar rënien gjatë dy mujave të parë të vitit ( me rreth 23%), duke treguar edhe trendin e huamarrjes në tregun bankar, duke qenë se është një policë që lidhet drejtpërdrejtë me këtë shërbim.
Nga të tria shoqëritë që veprojnë në tregun e jetës, vetëm SiCRED njohu rritje të primeve të shkruara bruto me rreth 32%, duke e çuar zotërimin në treg në rreth 41.1% nga rreth 29% që kishte në të njëjtën periuydhë të një viti më parë. Sigal Life Uniqa Group Austria, sipas të dhënave, duket se ka humbur rreth 10 pikë përqindje në treg ( rreth 53%).
Ndërsa kompania shtetërore INSIG e cila së fundmi u ble nga Eurosig, në fillim të këtij viti zotëronte rreth 6% të tregut, shifër kjo më e ulët se e njëjta periudhë e një viti më parë. Sa i përket dëmeve të paguara nga të tre shoqëritë ato u ulën me rreth 24.2%.
Ndarja e tregut – Jeta
Janar – shkurt 2015
Janar – shkurt 2016
Burimi: AMF
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.