Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2015 tregu i sigurimeve të Jo – Jetës shënoi rritje me rreth 22%, duke arritur në total vlerën e rreth 4.7 miliardë lekëve në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare edhe numri i kontratatave shënoi rritje me rreth 10% për 6- mujorin e parë të vitit 2015, ndërsa dëmet me rreth 13%.
Është pikërisht ky segment që vazhdon të dominojë tregun duke zënë rreth 93% të totalit.
Stabiliteti i tarifave të sigurimit, veçanërisht atij TPL i ka dhënë tregut ritme rritjeje pozitive.
Kështu primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – maj 2015 arritën rreth 2.9 miliard lekë ose rreth 28% më shumë se në periudhën janar – maj 2014.
TPL-ja e brendshme, në periudhën janar – maj 2015, pati një rritje prej 32% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 7.33% krahasuar me periudhën janar – maj 2014.
Sa i përket sjelljes së kompanive që ushtrojnë veprimtari në tregun e Jo – Jetës, vihet re se
pas bashkimit të tyre Sigma dhe Interalbanian gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2015 zunë rreth 17% të tregut. Edhe në këtë periudhë të parë të tregut, Jo-Jeta vazhdon të udhëhqiet nga Sigal Uniqa Group Austria me rreth 29%, një shifër kjo në rënie të lehtë karahsuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritjen më të madhe të primeve të shkruara bruto e shënoi Eurosig me rreth 59%, shifër e cila bën që përqindja ndaj totalit të tregut të shkojë në 15% nga rreth 11.4% që ishte në
6-mujorin e 2015-ës.
Ndarja e tregut – Sigurime Jo – Jeta:
Grafik 1: 2014, Burimi AMF
Grafik 1: 2015, Burimi AMF
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.