Sigurimet në bazë të historikut të aksidenteve, AMF rishikim regjistrit online për ta plotësuar me funksionalitete të reja

04/12/2018 11:00 PM 0 komente

Prej vitesh flitet për futjen e sistemit bonus-malus në sektorin e transportit lidhur kjo me shitjen e policave të sigurimit por ende nuk ka nisur zbatimi i tij. Ky sistem në vetvete penalizon drejtuesit problematikë të mjeteve dhe shpërblen me një policë më të lirë drejtuesit më të rregullt. Së fundmi Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nisur procedurat për përmirësimin e regjistrit elektronik të shitjeve ku ndër të tjera kërkohet edhe modifikimi I funksionaliteteve për sistemin bonus-malus por jo vetëm.

AMF nënvizon në dokumentet që shoqërojnëprocedurën e prodkurimit për këtë shërbim se sot shoqëritë e sigurimit, agjentët/shoqëritë e agjentëve raportojnë shitjen në kohë reale të çdo police sigurimi të detyrueshëm motorik, në Regjistrin Elektronik Online të Shitjeve të sigurimeve të detyrueshme motorike, të instaluar në Qendrën e Informacionit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

“Aktualisht sistemi nuk e ofron mundësinë që shoqëritë e sigurimit të raportojnë̈ në kohë reale në Regjistrin Elektronik Online të Shitjeve të policave për Sigurimi i Pasagjerëve nga Aksidentet në Transportin Publik (Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Pasagjerëve);mungon administrimi dhe monitorimi në kohë reale i shpërndarjes së fletëve policave nga Byroja e Shqiptare eSigurimit drejt shoqërive të sigurimit; si dhe mungon dhënia e kategorisë/klasës nëpërmjet ëeb serviceve për policat e Kartonit Jeshil. Gjithashtu në sistemin e shitjeve nuk është e mundur raportimi në kohë reale i policave të sigurimit të punonjësve të punësuar në veprimtarinë minerare nga aksidentet në punë (Sigurimi i Minatorëve)” vlerëson AMF.

Duke dhënë arsyet e mësipërme Autoriteti ka kërkuar shërbimin e përmirësimit të regjistrit ku qëllimi do të jetë së pari raportimi në kohë reale i policave te Sigurimit të Përgjegjësisë ndaj Pasagjerëve. Së dyti raportimi në kohë reale të Sigurimit të Minatorëve. Së treti magazinimi dhe monitorimi i shpërndarjes së policave fizike drejt shoqërive të sigurimit. Së katërti kategorizimi i polices së Kartonit Jeshil. Së pesti modifikimi i funksionalitit Bonus – Malus dhe së gjashti validimi në kohë reale i policave të sigurimit të detyrueshëm motorik.

Aktualisht drafti “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” ende nuk ka marrë një miratim final nga Ministria e Financave duke lënë pezull mes të tjerash edhe zbatimin e Bonus-Malusit.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of