Sindikalistët zhvilluan një takim me ministrin e Financave, Avdullah Hoti, nga ku rezulton se dolën me të njejtat kërkesa të parealizuara.
Pas një takimi rreth 30 minutash, të thirrur nga vetë ministri, sindikalistët thanë se nuk kanë fare shpresë se rritja e pagave do të përfshihet ne buxhetin e vitit 2015, e as implementimi i kontratës kolektive, raporton KTV.
Por, pavarësisht që Qeveria e re nuk do ta përmbushë premtimin elektoral, që ka dhënë ish -kryeministri Hashim Thaçi, sindikalistët nuk e kanë në plan të dorëzohen. Blerim Syla nga sindikata e Shëndetësisë tha se nuk do të lëvizin nga qëndrimet e tyre, e Qeveria le të përballet me pasojat.
Por, ndërkaq përfaqësuesit e shoqërisë civile i konsiderojnë të padrejta kërkesat e sindikalistëve.
Agron Demi nga Instituti GAP, thotë se nuk ka logjikë që taksat e të gjithëve të shpërndahen vetëm tek një kategori punëtorësh. Ndërkohë, Petrit Zogaj nga lëvizja Fol i ka quajtur të orkestruara kërcënimet e sindikalistëve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.