Sindikata kërkon ngritje të pagave për nëpunësit e shërbimit civil

11/01/2018 8:28 AM 0 komente

Federata Sindikale e Administratës Publike të Kosovës (SPAK) i ka drejtuar të mërkurën letër publike Qeverisë së Kosovës në të cilën ajo shpreh pakënaqësinë me pozitën sociale ekonomike të nëpunësve të shërbimit civil, shkruan sot Koha Ditore.

SPAK-u ka kërkuar që Qeveria të ndërmarrë masa urgjente për sanimin e gjendjes së tanishme të këtyre shërbyesve.

Përveç kryeministrit letra i është drejtuar edhe ministrit të Financave, Bedri Hamza, ministrit të Administratës Publike, Mahir Jagxhillar dhe ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.

/KOHA/

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz