Maqedonia është para rrezikut serioz për të humbur një pjesë nga qindra milionë euro që shteti i merr si pjesë e procesit të përgatitjes për anëtarësim në BE.
Aleksandar Kolekeski nga qendra për strategji europiane “Evrotink” kriza politike është vetëm një shkas shtesë për pakënaqësi në Bruksel, duke pasur parasysh atë se shteti deri më tani nuk tregoi aftësi për përdorimin e parave evropiane. Nga IPA1 për periudhën 2009-2013 nga gjithsej 600 milionë euro janë shfrytëzuar vetëm 40%.
Shkurtimi i fondeve është pasojë e klimës politike dhe e kapacitetit absorbues të shtetit që të menaxhoj me ato mjete, sepse në vitet e kaluara kishim mos shfrytëzim të plotë, punim jo në kohë, kthim i një pjesë të mjeteve nga Maqedonia në buxhetin e BE-së – shtoi Aleksandar Kolekeski.
Nga delegacioni i BE-së në Shkup konfirmuan se po mendohet në shkurtimin e parave evropiane për Maqedoninë.
Për fat të keq po. Ekziston një mundësi e tillë, sepse nuk ka zgjidhje për këtë situatë politike dhe kjo e kthen vendin shumë pas në rrugën drejt BE-së. Mund të ketë vendim për shkurtim shtesë të fondeve –deklaroi Nikola Bertolini, delegacion i BE-së në Shkup.
Në programin IPA 2 për periudhën 2014-2020 për Maqedoninë janë paraparë 600 milion euro para evropiane me të cilat mbështeten gjithsej tetë sektorë.