Kirt McMaster zotëron stafin e duhur për të qenë një bos i suksesshëm i programeve kompjuterike. Ai flet një milje në minutë me një zë shpërthyes. Dhe ai projekton pashmangshmërinë: ‘Ne po krijojmë diçka që e dëshiron çdokush’. Por aftësitë e komunikimit nuk janë arsyeja e vetme pse firma e tij ka sukses kur të tjerët, përfshirë Amazon dhe Samsung, kanë dështuar: krijimi i një platforme të tretë kompjuterike në celular për të konkurruar me Android Google dhe iOS Apple, të cilat posedojnë respektivisht pjesë të tregut prej 78% dhe 18%, shkruan The Economist.
Shumica e përpjekjeve të mëparshme për të lançuar një platformë të re celulare u kontrolluan nga një kompani e vetme apo një konsorcium, kështu që ata ose u mbështetën nga pak të tjerë, ose janë penguar nga vendimmarrje komplekse. Për më tepër, sistemet e reja operative kërkojnë krijues të aplikacioneve për të rishkruar programet e tyre – një ndërmarrje e kushtueshme me një rezultat të pasigurt. Cyanogen i ka shmangur këto ‘gracka’, thotë William Stofega nga IDC, një firmë për kërkimin e tregut. Platforma lindi në vitin 2009 si një projekt pa pagesë i disponueshëm për këdo.
Platforma është plotësisht në përputhje me Android, por është edhe më e përshtatshme dhe mbart më shumë karakteristika, të tilla si opsione më të mira privatësie. Edhe pse instalimi është i ndërlikuar dhe shpesh kërkon garancinë e pajisjes, gjithsesi rreth 50 pronarë smartphone-sh në mbarë botën e kanë instaluar.
Z. McMaster bindi Steve Kondik, themeluesin e saj, ta kthente atë në biznes në vitin 2012. Fillimisht, investitorët ngurruan. Por Cyanogen prej asokohe ka siguruar 110 milionë dollarë, me përfshirjen e disa firmave të mëdha sipërmarrëse të Silicon Valley.
Edhe pse Android është i disponueshëm ndaj publikut pa pagesë, versioni zyrtar i Google vjen bashkangjitur me ‘instrumentet’ e licencimit. Ato e kanë ruajtur platformën nga copëzimi në versione të papajtueshme, por që shërbejnë edhe për të promovuar aplikacionet e ruajtjes dhe shërbimeve të Google, të tilla si email dhe harta, të cilat i mundësojnë të shesë reklama dhe të mbledhë të dhëna të përdoruesit. (Kryetar i firmës, Eric Schmidt, është anëtar i bordit të The Economist Group, i cili zotëron këtë gazetë.)
Cyanogen perceptohet më së miri si një përpjekje për ta veçuar këtë paketë. Prodhuesit e celularëve, të tillë si Micromax në Indi dhe Kazam në Europë, duan të ndalin së konkurruari kryesisht në çmim dhe ti përshtasin produktet e tyre për tregje të caktuara, për shembull duke integruar shërbime lokale të celularëve. Modeli është Kina: pjesa më e madhe e shërbimeve të Google janë të ndaluara ose të padisponueshme atje dhe prodhuesit përdorin versionet e tyre Android, një faktor i madh në rritjen e shpejtë të Xiaomi, firmë vendase.
Linjat e celularëve, nga ana e tyre, do të mirëprisnin më shumë larmi në telefona dhe një Google më pak dominues; Telefonica, një operator global telekomi, ka marrë pjesë në raundin e fundit të financimit të Cyanogen. Krijuesit e aplikacioneve të njohura, të tilla si Facebook dhe Twitter, shqetësohen se Android do t’i japë Google një avantazh të padrejtë në shërbimet e lëvizshme, ku do të arrihen shumica e fitimeve të industrisë; Twitter gjithashtu është një investitor në Cyanogen. Vendet e varfra mund të përfitojnë gjithashtu: smartphone-s të përshtatur me shijet lokale kanë të ngjarë të përhapen me më shumë shpejtësi.
Pastaj janë rregullatorët, të cilët kanë treguar interes në rritje ndaj Android. Në prill, Komisioni Europian filloi një hetim formal. Ky shqyrtim, thotë zoti McMaster, do të frenojë Google që të përdorë taktika të ashpra kundër firmës së tij.
Micromax dhe disa të tjerë tashmë kanë filluar të shesin smartphone-s të mundësuar nga Cyanogen; edhe shumë të tjerë ka të ngjarë ta pasojnë. Z. McMaster ka nënshkruar gjithashtu marrëveshje me disa shitës aplikacionesh, përfshirë Microsoft. Kjo do mundësojë aplikimin e versionit celular të Office dhe shërbimet e lidhura me këtë në Android.
Megjithatë, suksesi nuk është aspak i garantuar. Është e paqartë, për shembull, nëse Cyanogen do të jetë në gjendje të bëjë shumë para: ai synon të arrijë diçka nga të ardhurat e gjeneruara nga shërbimet që ndërton në programin e tij. Por mund të mos jetë në gjendje ta bëjë këtë pa shërbimet mobile të Google, të paktën në vendet e pasura, ku ata tashmë janë dominues, thekson Geoff Blaber nga CCS Insight, një tjetër studiues i tregut.
Z. McMaster nuk duket i frikësuar. Qëllimi i tij, thotë ai, nuk është të zëvendësojë shërbimet e Google, por të krijojë ‘nivelim’ në fushën e lojës’. Por ai tashmë po komploton lëvizjen e radhës së firmës së tij: duke kombinuar të gjitha shërbimet e ndërtuara në Cyanogen dhe të dhënat që ata gjenerojnë në ofertat e zgjuara të reja, të tilla si një zonë në aplikacionin e thirrësit të telefonit, i cili u tregon përdoruesve nëse telefonata në hyrje vjen nga një firmë telemarketingu, bazuar në feedback-un e përdoruesve të tjerë. Google nuk do të jetë në gjendje të bëjë të njëjtën gjë, sepse shumë ofrues të shërbimeve të mëdha thjesht nuk i besojnë atij, argumenton ai. ‘Ne jemi Zvicra e botës mobile’.