Për vitin 2018 në sistemin e prokurimit elektronik janë krijuar 7435 përdorues të rinj, sipas një raporti të fundit të publikuar nga institucioni në fjalë. Rritja e aksesit online në fushën e prokurimeve shihet në rritje krahasuar me 2017, ku dominojnëkryesisht aksese për Autoritetet Kontraktore në Sistemin e Prokurimit Elektronik. Ndërsa, po sipas raportit, nga llogaritë e Ad-ministratorëve të Autoriteteve Kontraktore janë krijuar në total rreth 7387 përdorues të rinj.
Gjithashtu, në sistem rezultojnë rreth 32975 llogari përdoruesi në rolin e njësisë së prokurimit, anëtarët të KVO, audites etj në statusin joaktiv dhe 21928 llogari përdoruesi në rolin e njësisë së prokurimit, anëtarët të KVO, audituesit në statusin aktiv, citon raporti.
Ndërsa në rolin e Administratorit të Sistemit për autoritetin kontraktor janë 1591 në statusin joaktiv dhe 753 në statusin Aktiv.
Përsa i përket, llogarive të përdoruesve në rolin e operatorëve ekonomikë, për vitin 2018 në Sistemin e Prokurimit Elektronik janë regjistruar 18712 operatorë ekonomikë të rinj, nga të cilët 83 janë operatorë ekonomikë të huaj.
Pajisja e operatorëve ekonomikë me llogari përdoruesi kryhet nga APP, si dhe falë shërbimit të ndërveprimit me sistemin e Qendrës Kombëtare e Biznesit, ku automatikisht çdo operator ekonomik i regjistruar në QKB pajiset me llogari përdoruesi në SPE.
Me përfundimin e implementimit të kontratës për përmirësimin dhe shtimin e disa funksionaliteteve të reja për Sistemin e Prokurimit Elektronik, u bë e mundur aksesimi dhe funksionimi normal i të gjithave ndërfaqeve të sistemit nga të gjitha llojet e shfletueve si Google Chrome, Mozilla Firefox, etj. Në krahasim me vitin 2017 ku shfletuesi më i përdoruesi ishte Google Chrome dhe Mozilla Firefox, në vitin 2018 krahas tyre kemi edhe versionet mobile.
Përdorimi i aplikacionit mobile për platformat kryesore iOS dhe Android dhe mundësimi i ofertimit për procedurat me blerje të vogël me anë të tij për operatorët ekonomikë, rezulton se është rritur gjatë vitit 2018.
Megjithatë, APP thekson se ka në prioritetet e 2019 përmirësimin e sistemit të prokurimit elektronik. Përkatësisht, në vijim të ndrysimeve ligjore të parashikuara si edhe duke pasur parasysh rolin e shtuar të APP për monitorimin e kontratave, është e nevojshme të bëhen ndryshime edhe në sistemin elektronik tëprokurimeve me qëllim shtimin e moduleve të reja sa i takon (i) Sistemit Dinamik të Blerjeve dhe (ii) implementimit të kontratës dhe (iii) deklarimit të minikontratave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.