Skoda që nuk e prisnit

21/01/2019 12:53 PM 0 komente

Kompania çeke nuk kishte pasur kurrë një makinë sportive, dy vëllimshe, e tipit Golf, me përjashtim të meteorit të modelit Rapid. Modeli i ri do të ofrojë hapësirë dhe teknologji. Dhe nga platforma e tij Mqb A0 do të lindë një bashkim i ri

 

Skoda nuk humbi aspak kohë. Ende nuk kemi parë thellësisht konceptin e Vision RS (lart, në ngjyrë të bardhë), që do t’i paraprijë një modeli të ardhshëm me dy vëllime të segmentit C, dhe modeli i serisë do të materializohet brenda këtij fundviti (megjithëse lançimi pritet të bëhet në gjysmën e parë të vitit 2019).

Ne u përpoqëm të parashikojmë aspektin e tij përfundimtar (në të djathtë, në ngjyrë blu). Në Mlada Boleslav, shtëpia e kompanisë çeke, gjithçka ishte bërë gati: koncepti mbërriti gati për t’u ekspozuar në vitrinë, me makinën e kompletuar krejtësisht. Një përpikmëri dhe saktësi e denjë për emrin e serisë: Scala, që do të thotë drejtim i ri, gjë që i referohet edhe emërtimit të fundit të markës.

Modeli do të pozicionohet midis modeleve Fabia dhe Octavia, duke zëvendësuar pjesërisht modelin Rapid, i cili fillimisht u krijua për shitje në tregjet në zhvillim dhe pastaj u soll në Europë. Ende nuk dihet gjithçka: megjithatë, dimë se versioni standard nuk do të largohet shumë nga koncepti, edhe pse nuk do të përfshijë elementet racing (të garave).

 

NJË PLATFORMË ELASTIKE

Pak kohë pas modelit Scala do të mbërrijë edhe një model tjetër kompakt crossover. Ende nuk e dimë emrin e tij, por është zhvilluar sipas të njëjtës platforme: ky është Mqb A0, nga modelet e segmentit të grupit B, si Audi A1, Seat Ibiza dhe Volkswagen Polo. Këtu është ndjekur një operacion interesant: është shfrytëzuar një bazë e Mqb-së sipas nesh jo e kushtueshme, me qëllimin për të krijuar dy makina të cilat, të paktën sipas parashikimit të programeve, do të nxjerrin fitime të rëndësishme.

Në të vërtetë, Skoda që ju nuk e prisnit është me pesë dyer. Një makinë me qoshe, e tipit Golf dhe Leon, paksa ‘jashtë formulave të propozuara nga konstruktori bohemian’. Për të kuptuar pse, duhet të kthehemi pas në verën e kaluar, kur në selinë çeke mund të admironim konceptin e parë të sedanit dhe dizajnin e crossover-it. Që atëherë, makina me dy vëllime tregonte karakteristikat e spikatura të evolucionit të sotëm, sidomos në madhësinë dhe tendencën e bishtit. Kështu nisi edhe fillimi i një tendence të re stilistike, e cila përfshin edhe pjesën e brendshme të makinës.

Pyetja e vërtetë është: pse të prodhohet një version me dy vëllime, i cili do t’i duhet të konkurrojë me kushërinjtë e grupit të vet? Mund ta gjejmë përgjigjen duke vëzhguar prirjen e tregut europian dhe ndikimin e segmentit C: makinat e tipit hatchback përfaqësojnë një pjesë që pritet të bjerë në vitin 2019, por megjithatë e qëndrueshme. Megjithatë, ndoshta arsyeja e vërtetë prapa zgjedhjes së kompanisë çeke, qëndron pikërisht në ofertën e dyfishtë të modeleve të reja C: sedani, në fakt, do të tërheqë më tepër audiencën mashkullore, siç bëri në kohën e vet Mercedes A-Class; ndërsa crossover-i është popullor me çdo kategori të popullsisë dhe gjithnjë i kërkuar. Kjo është e padiskutueshme.

 

E ULËT DHE E BOLLSHME

Përmasat e Scala-s nuk do të ndryshojnë nga ato të Vision RS: kështu, gjatësia e saj është 4,35 metra dhe gjerësia 1 metër e 81 cm (Rapid është 1 metër e 71 cm). Lartësia prej 1 metër e 81 cm – e ngjashme me atë të Seat Leon – thekson natyrën e saj sportive, si dhe shumë estetike: pjesa e përparme për shembull, është e gjerë dhe e hollë, me një grilë të gjerë në qendër me shirita vertikale dhe grupe optike të mprehta; kapaku përshkruhet nga vija të shënjuara. Ky tipar nuk mungon as tek pjesët anësore të makinës, të cilat përshkruhen nga të njëjtat vijëzime që shtrihen në nivelin e bravës së derës.

Bishti i makinës do të jetë mjaft origjinal, kryesisht falë dritares së prapme, të madhe e të pjerrët, ku në nivelin e dritave të pasme do të ketë një shirit të zi e të shndritshëm që i bashkon ato. Brenda makinës do të mundësohet një hapësirë e bollshme me pesë sedilje mjaft të rehatshme si dhe një bagazh i bollshëm (tek koncepti ishte 430 litra).

Mjedisi i brendshëm do të jetë minimalist, sportiv, i mbizotëruar nga vija horizontale dhe në qendër do të ketë një monitor thuajse vertikal, që në përgjithësi do të jetë një element kyç në të ardhmen. Instrumentet dixhitale gjithashtu priten të përfshihen në listën e komandave që do të ofrohen. Pritet një gamë e gjerë zgjedhje motorësh: me benzinë, diesel, gaz natyral si dhe një plug-in hibrid, mbase në një format RS. Megjithatë, versioni elektrik nuk parashikohet si opsion.

 

CROSSOVER / PLOTËSOHEN KOMPAKTET

Duke u mbështetur në të njëjtën bazë teknike të modelit Scala, do të lindë edhe një crossover, i parashikuar nga koncepti Vision X. Kjo makinë e klasit “katër metra e 30”, duhet të prezantohet në garën e makinave të Gjenevës 2019 dhe të lançohet në vjeshtë. Si model, ajo do të pozicionohet pranë modelit Karoq, SUV-i multi-rol i markës, por gjithsesi do të përfaqësojë diçka ndryshe për ata që nuk duan të heqin dorë nga rrotat e larta. Në fakt, skema teknike do të thjeshtohet, me vetëm dy rrota aktive.

Kjo gjë do të rezultojë edhe në çmime më të përballueshme krahasuar me Karoq (i cili, ofron edhe traksion integral). Gjithsesi për nga madhësia dhe rehatia duhet të jenë të ngjashme. Shkurt pra, crossover-i përmirëson ofertën e kompaktit Skoda High, por në një kuadër më pak të specializuar.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of