Microsoft po planifikon të bëjë me Skype dhe Cortana atë që Facebook inicioi me Messenger.
Sipas Microsoft, ju do të jeni në gjendje të bisedoni me Cortana, të planifikoni udhëtime dhe shumë më tepër se kaq.
Është me të vërtetë e pafundme ajo çfarë mund të bëjë Skype dhe Cortana për ju. Microsoft po sjell gjithashtu këtë inteligjencë dhe tek videot në kohë reale së shpejti. Por, kompania nuk e solli si demo specifikat, janë janë ende të hapura mundësitë e përdorimeve të tyre.
Skype, e cila nisi si një mënyrë për të bërë thirrje zanore dhe video për njerëzit në mbarë botën, ka filluar të zhvillohet shumë. Një numër i konsiderueshëm njerëzish e përdorin atë çdo ditë, pasi dihet që është një nga shërbimet më të njohura që është në dispozicion kudo. Skype u ble nga Microsoft në vitin 2011. Pritet që karakteristika e re e chat-it do të jetë mjaft interesante, veçanërisht në qoftë se ajo funksionon ashtu siç duhet.
Risia tjetër do të vijë te Cortana, që është aftësia për të blerë nga Skype. Pra, nëse keni nevojë për një palë këpucë të reja, ose do porosisni smartphone të ri, ju mjafton të bisedoni me Cortana dhe ajo së shpejti do të vihet në kërkim të produktit.